Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
kujdesi respekti

Profeti s.a.v.s. gjithmonë mundohej për mirëqenien e të varfërve dhe përpiqej t’u siguronte një status dinjitoz në shoqëri. Njëherë, teksa ai ishte ulur diku, një njeri i pasur i kaloi pranë. Profeti s.a.v.s. pyeti shokun e tij se çfarë mendimi kishte rreth atij të pasuri. Shoku iu përgjigj: “Ai vjen nga një familje fisnike dhe e pasur. Nëse do t’i propozojë ndonjë vajze për t’u martuar, do t’i pranohet kërkesa dhe nëse do të bëjë rekomandim për dikë, rekomandimi i tij do të pranohet”. Profeti s.a.v.s. heshti kur e dëgjoi mendimin e shokut. Pastaj kaloi një njeri tjetër që ishte varfanjak dhe nevojtar. Profeti sërish e pyeti shokun se çfarë mendimi kishte rreth atij të varfri. Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, ky qenka i varfër dhe nuk është i denjë që t’i pranohet propozimi për t’u martuar kur i bën ndonjë vajze e as që t’i pranohet rekomandimi, madje as që t’ia dëgjojnë fjalën kur dëshiron të thotë diçka”. Me të dëgjuar këtë, Profeti s.a.v.s. tha:

“Ky i varfër është më i shtrenjtë sesa e gjithë bota e mbushur me flori!”.[1]

Xhaminë gjithmonë e pastronte një grua e varfër. Pasi që prej disa ditësh nuk po e shihte më, Profeti s.a.v.s. pyeti se ku kishte humbur ajo. Njerëzit e njoftuan që ajo kishte vdekur. Profeti s.a.v.s. u tha se pse nuk e kishin lajmëruar kur kishte vdekur, që edhe ai të shkonte në xhenazen e saj. Profeti s.a.v.s. i pyeti: “Nuk më lajmëruat ngaqë ajo ishte e varfër?” Pasi u predikoi që nuk duhej të vepronin kështu, Profeti s.a.v.s. i pyeti se ku gjendej varri i saj, pastaj shkoi atje dhe u lut për të.[2]

Profeti Muhammed s.a.v.s. thoshte se ka shumë njerëz, që flokët mund t’i kenë të shpupurishur e trupin të përbaltur, të cilët kur shkojnë për t’u takuar me njerëz të tjerë, u mbyllen dyert, por nëse do të betohen për diçka në emër të Zotit, Zoti ka kaq shumë sedër për ta, saqë patjetër ua përmbush betimin.[3]

Një herë, disa nga sahabët e varfër të Profetit s.a.v.s., që dikur ishin skllevër, qenë ulur diku. Kur kaloi Ebu Sufjani para tyre, ata zunë të flisnin për fitoret e Islamit. Edhe Ebu Bekri r.a. i dëgjonte, dhe i erdhi keq, sepse Ebu Sufjani, që ishte prijës i kurejshëve, po fyhej. Ebu Bekri r.a. iu drejtua shokëve: “Po e fyeni prijësin dhe oficerin e kurejshëve!” Maje, u ankua për këtë edhe te Profeti s.a.v.s., i cili kur e dëgjoi, tha: “O Ebu Bekër, mos vallë ti i ke hidhëruar robërit e veçantë të Zotit të Madhërishëm? Po e bëre këtë, atëherë dije që edhe Zoti do të mbetet i pakënaqur nga ti”. Ebu Bekri r.a. menjëherë u çua për t’u kthyer te ta dhe i pyeti nëse u kishte shkaktuar pakënaqësi. Por ata e konfirmuan që jo aspak dhe i thanë: “Zoti të faltë o vëlla”.[4]

Profeti s.a.v.s. nëse në njërën anë ua respektonte ndjenjat të varfërve dhe ua plotësonte kërkesat, në anën tjetër, edhe i mësonte të tregoheshin dinjitozë dhe i porosiste që të mos lypnin. Ai thoshte që i varfër (miskin) nuk është ai, të cilin e kënaq një apo dy hurma ose një apo dy kafshata buke, por është ai që sado vështirësi t’i vijnë, e përmban veten të lypë.[5]

Profeti s.a.v.s. u thoshte muslimanëve, që çdo gosti, ku nuk janë të ftuar të varfrit, është e padenjë.[6]

Ajshja r.a. thotë:

“Një herë një grua e varfër, bashkë me dy vajzat e saj, erdhi tek unë. Atë ditë në shtëpinë tonë, përveç një hurme, asnjë gjë nuk kishim. Unë ia dhashë atë asaj gruaje. Ajo e ndau hurmën në dy pjesë dhe ua dha të dyja vajzave për të ngrënë dhe pastaj u çua dhe shkoi. Kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi në shtëpi, ia tregova këtë ngjarje. Ai tha që nëse një i varfër ka dy vajza, për të cilat ai kujdeset mirë, Zoti i Lartësuar do ta shpëtojë atë nga ndëshkimi i xhehenemit në ditën e gjykimit. Pastaj tha që edhe asaj gruaje Zoti do t’i shpërblejë me xhenet për këtë vepër”.[7]

Një herë, një sahab i pasur që quhej Sa’d, shfaqte epërsinë e tij mbi disa njerëz të tjerë. Profeti Muhammed s.a.v.s. kur e dëgjoi, i tha: “A kujton që me krahët e tu ke fituar forcën, fuqinë dhe pasurinë tënde? Absolutisht nuk është ashtu. Forca dhe pasuria kombëtare, në fakt, nga të varfrit vijnë”.[8]

Profeti s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje:

“O Allah, më mbaj gjallë të varfër (miskin), më jep vdekje kur të jem i varfër dhe më ringjall bashkë me të varfrit në ditën e gjykimit”.[9]

Një ditë, në zhegun e verës, një sahab i varfër po mbartte barrë të rëndë në pazar për t’i çuar nga një vend në tjetrin. Ai kishte një fytyrë të shëmtuar. Pluhuri dhe bulëza djerse ia dyfishonin shëmtinë. Mu atëherë, Profeti s.a.v.s. hyri në pazar. Kur e pa sahabin, të molisur e të trishtuar, kaloi mbrapa tij dhe ia mbylli sytë me duar, ashtu siç bëjnë fëmijët, duke i kërkuar personit që të zbulojë se kush qëndron mbrapa tij. Sahabi filloi të zbulonte me duart e tij duke prekur trupin herë andej e herë këtej dhe kuptoi që ishte i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Ai e dinte shumë mirë se përveç Profetit s.a.v.s. askush tjetër nuk sillej me kaq dashuri me një njeri kaq të varfër, të shëmtuar e të lodhur si ai. Pra, me të ditur këtë, ai filloi t’i fërkonte rrobat e Profetit s.a.v.s. me trupin e tij të pluhurosur e të djersitur. Mbase donte të maste se deri sa mund të qëndronin dashuria dhe durimi i tij për të, por Profeti s.a.v.s. që vetëm buzëqeshte, e la të lirë t’ia djersiste e pluhuroste rrobat sa të donte dhe më pas tha me shaka: “Kam një skllav, a ka dikush që e blen?!” Sikur këto fjalë e ulën Sahabin nga lartësitë qiellore sërish në tokë, por përsëri atij i shkoi mendja te Profeti s.a.v.s., sepse ai e dinte se përveç Profetit s.a.v.s. askush nuk mund ta çmonte. Duke pranuar pavlefshmërinë e tij, ai tha: “O i Dërguari i Allahut, askush nuk do të më blejë mua”. Profeti tha: “Mos thuaj kështu! Zoti të çmon shumë”.[10]

Profeti s.a.v.s. jo vetëm vetë kujdesej për të varfrit, por vazhdimisht i këshillonte edhe anëtarët e xhematit të tij për këtë detyrë. Musa Ash’eri r.a. tregon që kur vinte ndonjë nevojtar te Profeti s.a.v.s., ai u thoshte sahabëve të tij të pranishëm: “Rekomandoni për këtë njeri, në mënyrë që edhe ju të merrni pjesë në shpërblimin që vjen nga rekomandimi i veprave të mira”.[11] Kështu Profeti s.a.v.s., nga njëra anë, inkurajonte anëtarët e xhematit të tij të ndihmonin të varfrit dhe, nga ana tjetër, nevojtarëve ua mbushte zemrat me ndjenja dashurie e vëllazërie ndaj muslimanëve të tjerë.


[1]  Buhariu, Kitabur-rikak, bab fedlil-fekr.
[2]  Buhariu, Kitabul-selat, bab kinsil-mesxhid.
[3]  Muslim Kitabul-birri ues-silah, bab fedlid-duafa.
[4]  Muslim Kitabul-fadail, bab min fadaili Selman ue Bilal.
[5] Buhariu, Kitabuz-zekat ue Kitabul-kurub, bab keulillahi t’ala aza ue xhela “la jes’elunenasa ilhafa”.
[6]  Buhariu, Kitabun-nikah, bab men terakad-da’uah.
[7]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah, bab fadlil-ihsani ilel-benat.
[8]  Buhariu, Kitabul-xhihad, bab man istiana bid-duafai.
[9] Tirmidhi, Ebuabuz-zuhd, bab ma xha’a “inne fukera’al-muhaxhirin jedkhulunel-xheneta”.
[10]  Shemail Tirmidhi, bab ma xha’a fi sifati mazahi Rasulillahi s.a..
[11]  Buhariu, Kitabuz-zekat, bab et-tehris alas-sadaka.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem