Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics

E gjithë jeta e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. duket të jetë e zhytur në dashurinë ndaj Zotit. Pavarësisht nga përgjegjësitë e mëdha që kishte ndaj xhematit të muslimanëve, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ditë e natë kalonte në adhurimin e Zotit të Madhërishëm. Kur kalonte gjysma e natës, ai ngrihej për të adhuruar Zotin dhe vazhdonte deri në mëngjes. Madje, disa herë, i ënjteshin këmbët dhe njerëzve që rrinin me të, u vinte keq për gjendjen e tij. Për një rast të tillë, Ajshja r.a. thotë:

“E pyeta: O i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ju jeni shumë afër Zotit të Lartësuar, pse e mundoni veten kaq shumë?” [1]

Iu përgjigj i Dërguari i Allahut s.a.v.s., që do të thoshte: O Ajshe, nëse ajo që thua është e vërtetë, që unë jam shumë afër Zotit dhe Ai më bekoi duke më dhuruar afrimin e Tij, atëherë a nuk e kam për detyrë ta falënderoj Atë sa të kem mundësi, sepse falënderimi bëhet pikërisht kundrejt mirësisë.[2]

Asnjë punë të rëndësishme, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk bënte pa marrë urdhrin e Zotit. Siç e kemi përmendur në jetëshkrimin e tij, që pavarësisht nga mizoria e ashpër që i bëhej nga mekasit, ai nuk e la Mekën për sa kohë nuk mori shpalljen e Zotit. Kur i lejoi muslimanët të mërgonin në Abisini për shkak të kundërshtimeve dhe mizorive të mëdha të mekasve, atëherë ata i kërkuan që edhe ai të vinte me ta. “Ende nuk kam marrë ndonjë urdhër për këtë prej Zotit”, u ishte përgjigjur i Dërguari i Allahut s.a.v.s.. Pra, në një kohë të vështirë, të shtypjes e të mizorisë si ajo, kur njerëzit përpiqeshin të grumbullonin të afërmit dhe shokët e tyre, ai u tha njerëzve të vet muslimanë që të mërgonin në Abisini dhe vetë qëndroi në Mekë, vetëm për arsye se ende Zoti nuk i kishte dhënë urdhër të mërgonte.

Sa herë që dëgjonte fjalët e Zotit, sidomos ajetet që i tërhiqnin vëmendje për përgjegjësitë e tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. emocionohej dhe i lotonin sytë nga mallëngjimi. Abdullah ibni Mesudi r.a. tregon:

“Një ditë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha t’i recitoja disa ajete të Kuranit Famëlartë. I thashë: “O i Dërguar i Allahut s.a.v.s., juve ju zbriti Kurani, si mund ta recitoj unë për ju?”. Ai tha: “Më pëlqen ta dëgjoj Kuranin edhe nga të tjerët”. Atëherë, unë nisa të recitoja suren En-Nisa, dhe kur arrita deri te ajeti:

“si do të bëhet kur prej çdo populli do të sjellim dëshmitarë dhe të të sjellim ty (o Muhammed) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!”,[3] (Pasi e lexova këtë ajet) i Dërguari i Allahut s.a.v.s. më tha – “Mjaft!”, ngrita kokën, e pashë që atij i rridhnin lotët si rrëke”.[4]

Profeti Muhammed s.a.v.s. shqetësohej kaq shumë për faljen e rregullt të namazeve saqë edhe kur sëmurej rëndë, në ato raste kur lejohej që namazi të falej në shtëpi, madje edhe në shtrat, ai i merrte mbështetje dikujt dhe vinte në xhami për falje. Një ditë, kur nuk mundi të vinte, porositi Ebu Bekrin r.a. ta udhëhiqte namazin, por ndërkohë sapo ndjeu veten mirë, me mbështetjen e dy burrave, u nis drejt xhamisë. Ai ishte kaq i pafuqishëm saqë, siç rrëfen Ajshja r.a., këmbët i shkonin zvarrë përdhe.[5]

Njerëzit në gjithë botën, për të shprehur gëzimin apo për të inkurajuar dikë, duartrokasin. Edhe arabët e kishin këtë zakon, por Profeti s.a.v.s. aq shumë e pëlqente kujtimin dhe përmendjen e Zotit të Lartësuar, saqë edhe për këtë rast, porositi të thoshin emrin e Allahut. Përmendet që një herë Profeti Muhammed s.a.v.s. ishte i zënë në një punë dhe ndërkohë erdhi koha e faljes. Ai i tha Ebu Bekrit r.a. të udhëhiqte namazin. Vetë sa e mbaroi punën, menjëherë shkoi drejt xhamisë. Kur hyri brenda, Ebu Bekri ishte duke udhëhequr namazin. Njerëzit kur e kuptuan ardhjen e Profetit s.a.v.s., filluan të duartrokisnin. Me këtë gjest, ata donin të shprehnin gëzimin e tyre të pakufishëm që u vinte nga ardhja e tij dhe gjithashtu përpiqeshin t’i tërhiqnin vëmendje Ebu Bekrit r.a. që udhëheqja e tij mbaroi. Profeti s.a.v.s. tashmë gjendej në xhami. Ebu Bekri u tërhoq mbrapa, që t’ia linte Profetit s.a.v.s. udhëheqjen.

Pas namazit, Profeti s.a.v.s. e pyeti Ebu Bekrin: “Përse u tërhoqe kur unë të kisha urdhëruar për të udhëhequr namazin?” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, si mund të guxojë djali i Ebu Kehafasë të udhëheqë namazin kur ju vetë jeni i pranishëm?!”. Pastaj Profeti iu drejtua sahabëve: “Po ju, çfarë deshët me duartrokitje? Nuk duket e hijshme të duartrokisni gjatë përmendjes së emrit të Zotit. Gjatë namazit, kur ndesheni me diçka që ju kërkon t’u tërhiqni vëmendjen të tjerëve, atëherë në vend që të duartrokisni, përmendni me zë të lartë emrin e Allahut, sepse nga ky veprim, njerëzit vetë do ta kuptojnë atë, që ju doni të vini në dukje”.[6]

Profeti s.a.v.s., megjithatë, nuk pëlqente ta tepronte me adhurimin. Për shembull, një herë kur hyri në shtëpi, ai pa një litar që ishte varur ndërmjet dy trarëve. Ai pyeti se përse ishte varur litari. Të pranishmit thanë që ai ishte i Zejnebes r.a., e cila, kur lodhej gjatë adhurimit, mbështetej duke kapur litarin për t’u çlodhur. Ai tha që nuk duhej të veprohej në këtë mënyrë dhe porositi që litari të hiqej dhe pastaj tha:

“Çdokush le të adhurojë aq sa e do qejfi, e kur lodhet, le të ulet. Adhurime të tilla të mundimshme nuk ju vlejnë asgjë”.[7]

Shirkun e urrente aq shumë saqë edhe në momentet e fundit të jetës së tij, kur përjetonte mundimet e vdekjes, herë kthehej në një ije e herë në tjetrën dhe thoshte:

“Mjerë për hebrenjtë dhe të krishterët, që i kthyen varret e profetëve të tyre në faltore”.[8]

Domethënë, ata bëjnë sexhde para varreve të profetëve të tyre për t’iu lutur. Me fjalë të tjera, ai thoshte që nëse populli i tij, pas vdekjes së tij, do të bënte të njëjtën gjë, atëherë le ta dinin që ata nuk do të gëzonin bekimin e lutjeve të Profetit s.a.v.s., ndërsa Profeti vetë do të distancohej nga veprimi i tyre.

Në pjesën e biografisë së tij u përmend edhe rreth sedrës që Profeti s.a.v.s. kishte ndaj Zotit të Lartësuar. Mekasit i ofruan çdolloj ryshfeti që ai të tërhiqej nga kundërshtimi i idhujve, ankesë të cilën ia kishte shprehur edhe xhaxhai i tij, Ebu Talibi, duke thënë se populli i tij e kërcënonte ta braktiste atë, nëse ai nuk do të distancohej prej tij. Duke e dëgjuar këtë, Profeti s.a.v.s. i qe përgjigjur:

“Edhe sikur ata të më sjellin diellin në dorën time të djathtë, dhe hënën në dorën time të majtë, unë prapëseprapë nuk mund të heq dorë nga predikimi i njëshmërisë së Zotit”.[9]

Ditën e betejës së Uhudit, kur muslimanët, të plagosur e të dërrmuar, ishin mbledhur rrëzë një mali, ndërsa mohuesit, me të gjitha mjetet e tyre brohorisnin nga gëzimi se ata ua kishin thyer forcën muslimanëve dhe Ebu Sufjani lëshonte parulla:

 “Lavdi qoftë për idhullin Hubul, lavdi qoftë për idhullin Hubul!”,

atëherë, Profeti s.a.v.s. i urdhëroi shokët e tij që rrinin të fshehur nga rreziku, që t’i përgjigjeshin:

  “Allahu është më i Larti dhe më Madhështori; Allahu është më i Larti dhe më Madhështori!”.[10]

Gjejmë edhe një shembull tjetër nga jeta e Profetit Muhammed s.a.v.s., që rrezaton fort sedrën që ka pasur ai ndaj Zotit të Lartësuar. Para fesë Islame, në përgjithësi në fe të tjera kishte besëtytni që në varësi me gëzimin apo hidhërimin e profetëve, shfaqeshin ndryshime në tokë e në qiell dhe sikur ata kishin kontroll edhe mbi trupat qiellorë. Kështu, për një profet përmendet se ai urdhëroi diellin të ndalej, dhe thuhet, që ai u ndal; për dikë thuhet se kishte ndaluar lëvizjen e hënës; për një tjetër thuhet se kishte bllokuar rrjedhën e ujit të një lumi. Por, Islami i quajti të gabuara besëtytni të tilla dhe tha që të gjitha këto janë metafora, prej të cilave, njerëzit shpeshherë, në vend që të përfitojnë, zhyten më shumë në llumin e tyre. Nganjëherë, edhe pse gjenden sqarime, prapëseprapë, njerëzit nuk shpëtojnë nga keqkuptimet dhe nga ndikimet e tyre. Në vitet e fundit të jetës së tij, ditën kur Profetit s.a.v.s. i vdiq djali i vetëm Ibrahimi në moshën 2 vjeç e gjysmë, rastësisht, të njëjtën ditë dielli u eklipsua. Disa njerëz në Medinë përhapën zëra se eklipsi i diellit ndodhi si rrjedhojë e vdekjes së të birit të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Kur Profeti s.a.v.s. e mori vesh, nuk i erdhi mirë dhe njëkohësisht, nuk mbeti pa reaguar, madje e dënoi këtë mendim duke thënë:

“Dielli dhe hëna janë trupa që veprojnë sipas ligjit të vendosur prej Zotit dhe si të tillë, ata nuk kanë fare lidhje me jetën apo vdekjen e ndonjë njeriu të madh apo të vogël”.[11]

Kur Profeti s.a.v.s. dëgjonte dikë duke pohuar pikëpamjet e arabëve që shiu binte për shkak të lëvizjes së yjeve, atëherë skuqej në fytyrë dhe thoshte:

“O njerëz, përse ia atribuoni bekimet e Zotit të Lartësuar dikujt tjetër? Shirat dhe të gjitha gjërat e tjera të natyrës ndodhin sipas ligjeve të caktuara të Zotit të Lartësuar, e jo për shkak të “mirësisë” së ndonjë ylli, hyjnie, zane apo fuqie shpirtërore”.[12]


[1]  Buhariu, Kitabut-tahaxhud, bab kijamun-Nebiji s.a.v.s. el-lejli heta terema kadamahu.
[2] Buhariu Kitabut-tefsir, tefsir suretil-Feteh, bab keulihi “lijegfiralaka-Allahu ma tekedama min dhembika”.
[3]  Kurani Famëlartë 4:42.
[4]  Buhariu, Kitabu fedailil-Kur’an bab el-bukai inda kira’atil-Kur’an.
[5]  Buhariu, Kitabul-adhan, bab hadil-merid.
[6]  Buhariu, Kitabul-adhan bab men dekhala li jeumin-nas.
[7]  Buhariu, Kitabut-tahaxhud bab ma jekraha minet-teshdid fil-ibadah.
[8]  Buhariu, Kitabul-xhenaiz, bab ma xha’a fi kebrin-Nebiji s.a..
[9]  Siratu Ibni Hisham, vëll. I, Egjipt, 1936, f. 284-285.
[10]  Buhariu, Kitabul-xhihad, bab ma jekrahu minet-tanazu uel-ikhtilaf fil herb.
[11]  Buhariu, Kitabul-kusuf, bab es-salati fi kusufish-shems.
[12]  Muslimi, Kitabul-iman, bab bejani kufri men kala mutirna bin-neu.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp