Sjelljet e shkëlqyeshme të Profetit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Sjelljet e shkëlqyeshme të Profetit të shenjtë s.a.v.s.

hadithe te zgjedhura

Sjelljet e Profetit s.a.v.s. ndaj të varfërve

sjelljetHazret Abdullah ibn Ebi Evfa r.a. rrëfen se:

Profeti i shenjtë s.a.v.s. kurrë s’tregoi përbuzje e as nuk u sol me mospërfillje ndaj vejushave e të varfërve, por përkundrazi, sjelljet e tij gjithnjë i shfrytëzonte që t’i ndihmojë ata”.

[Sunen Darimi, bab “Fi tavadi’i resulullah s.a.v.s.”, hadithi nr. 74]

Sjelljet e Profetit s.a.v.s. ndaj rrethit ku jetonte

hadithi 8.2.Hazret Ajshja r.a. rrëfen se:

I Dërguar i Allahut s.a.v.s., megjithëse bëri përpjekje në rrugën e Allahut, ai kurrë nuk ka rrahur askënd; as ndonjë grua e as ndonjë shërbëtor. Kur dikush i shkaktonte dëm, ai kurrë nuk merrte hak. Mirëpo, kur çnderohej ndonjë vend i shenjtë i Allahut, ai për hir të Allahut merrte hak”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Fadail”, bab “Muba’idetihi lil-athami…”, hadithi nr. 5756]

Sjelljet e Profetit s.a.v.s. nga pikëpamja e shokut të tij

Hadithi 8.3.Hazret Ebu Said Hudri r.a. rrëfen se:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. vetë ushqente devetë, i kryente punët e shtëpisë, i riparonte këpucët e veta, i arnonte rrobat, milte dhitë dhe hante bashkë me shërbëtorin e tij. Nëse shërbëtori lodhej nga të bluarit e grurit, ai e ndihmonte atë. Atij kurrë nuk i vinte turp t’i sillte familjes gjëra të nevojshme nga pazari. Ai i përshëndeste të pasurit e të varfrit. Gjithmonë përpiqej të përshëndeste i pari. Ai kurrë nuk e refuzonte ftesën e dikujt qoftë edhe për të ngrënë hurma.

Ai ka qenë shumë dashamirës, zemërbutë dhe shpirtmirë. Sjelljet e tij me të vërtetë kanë qenë të shkëlqyeshme dhe ai gjithnjë ishte i buzëqeshur. Ai buzëqeshte, por kurrë nuk qeshte me zë. Kurrë nuk ngrysej madje edhe kur ishte i pikëlluar. Ai ishte modest, por jo i dobët. Ishte dorëhapur por jo ekstravagant. Ai ishte zemërbutë dhe i mëshirshëm ndaj çdo muslimani. Ai nuk hante aq sa t’i vinte gromësirë. Ai kurrë nuk e ka zgjatur dorën nga motivi i lakmisë”.

[Er-Risaletul-Kushejrij-je, kitab “Sherhul-makamat”, bab “El-Khushu’ u vet-Tevada’u’”, pa numër hadithi]

Sjelljet e Profetit s.a.v.s. sipas gruas së tij

sjelljetHazret Ebu Musa el-Esh’ari r.a. rrëfen:

Një herë Ajshja r.a. na tregoi një çarçaf dhe një stof të trashë (të cilin e lidhte për ije) dhe na tha se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ishte i veshur në këto rroba kur ndërroi jetë”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-Libas”, bab “El-Eksijeti vel-khamaisi”, hadithi nr. 5818]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp