Agjerimi - njera nga shtyllat e Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Agjërimi – njëra nga shtyllat e Islamit

agjerimi iftari

Agjërimi dhe shpërblimi i tij

agjerimiHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Allahu xh.sh. thotë se të gjitha veprat e njeriut janë për hir të vetës së Tij, përveç agjërimit, sepse agjërimi është për Mua dhe Unë jam shpërblimi i tij. Agjërimi është mburojë (kundër së keqes). Prandaj, kur dikush prej jush agjëron, ai nuk duhet të angazhohet në biseda të kota e as nuk duhet ta ngrejë zërin.

Nëse dikush e fyen atë apo kërkon të grindet me të, ai vetëm duhet t’i thotë: jam agjërueshëm. Pasha Allahun, në Dorën e të Cilit është jeta e Muhamedit, era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se sa aroma e miskut. Ai që agjëron, përjeton dy gëzime; gëzohet kur bën iftar dhe kur e takon Zotin e tij për shkak të agjërimit të tij”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Es-Savm”, bab “Hel jekulu in-ni saimun idha shi’tum”, hadithi nr. 1904]

Agjërimi dhe vetëpërmbajtja

agjerimiHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Allahu nuk ka nevojë për agjërimin e atij, i cili nuk përmbahet nga të folurit, gënjeshtra dhe nga mashtrimi”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Es-Savm”, bab “Men lem jeda’u kavlez-zuri vel-‘amele bihi”, hadithi nr. 1903]

Izolimi gjatë fundit të Ramazanit

agjerimiHazret Ajshja r.a. rrëfen:

Profeti i shenjtë s.a.v.s. rrinte në I’tikaf gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Ashtu bëri gjatë gjithë jetës së tij. Pas vdekjes së tij, gratë e tij rrinin në I’tikaf në të njëjtën mënyrë”.

[Sahih el-Buhari, kitab “El-I’tikaf”, bab “El-I’tikafi fil-‘ashril-evahiri”, hadithi nr. 2026]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp