Veshja
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
hadithe te zgjedhura

Veshja dhe ushqimi i ndaluar

veshjaHazret Hudhejfe r.a. rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na ndaloi veshjet prej mëndafshi dhe ‘dejbaxh’ (një lloj mëndafshi). Ai edhe na ndaloi të hanim dhe të pinim në enët e arit e të argjendit, dhe tha: ‘Ato në këtë botë janë për ata (jobesimtarët) e në botën e ardhshme për ju”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Libasu vez-zinetu”, bab “Tahrimi-sti’mali inaidh-dhehebi vel-fid-dati”, hadithi nr. 5134]

Veshja e një rrobe të re

veshjaHazret Ebu Said el-Hudri r.a. rrëfen:

Kur Profeti i shenjtë s.a.v.s. vishte ndonjë rrobë të re, ai së pari përmendte emrin e saj p.sh. çallmë, këmishë apo pelerinë – e mandej e recitonte këtë lutje: ‘O Allah, Ty të takon lavdërimi. Ti ma dhurove këtë rrobë për ta veshur. Unë kërkoj prej Teje mirësitë e saj dhe dobitë për të cilat është prodhuar. Po ashtu kërkoj strehimin Tënd nga e keqja që mban ajo dhe nga çdo qëllim keqdashës për të cilin mund të jetë prodhuar”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Libas”, bab “Ma jekulu idha lebise thevben xhediden”, hadithi nr. 1767]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem