Ftese (thirrje) kah Allahu i Lartësuar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
ftese rruga

Kush fton – fiton

fteseHazret Sehl ibn Sa’di r.a. rrëfen se një herë, Profeti i shenjtë s.a.v.s. i tha Hazret Aliut r.a.:

Pasha Allahun! Nëse Allahu përudh dikë përmes teje (duke i bërë ftesë), qoftë edhe një njeri të vetëm, kjo do të jetë më mirë për ty se t’i fitosh devetë kuqaloshe (devetë kuqaloshe konsideroheshin shumë të shtrenjta)”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Fedailu”, bab “Min fedaili Alij-ji ibn ebi Talibin r.a.”, hadithi nr. 5918]

Ftesë (thirrje) për udhëzim

fteseHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Kush bën ftesë kah hidajeti, do të ketë shpërblim aq sa ai që e pranon hidajetin, pa hequr diçka nga shpërblimet e këtij të fundit. Dhe, kush fton kah paudhësia, do të ketë mëkat aq sa mëkatari, pa zvogëluar diçka nga mëkatet e tij”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-‘Ilm”, bab “Men sen-ne sun-neten haseneten ev sej-jieten”, hadithi nr. 6470]

Ftesa në fe të bëhet me lehtësi

fteseHazret Enesi r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Përgëzojini e mos i dëshpëroni. Lehtësojeni (fenë) dhe mos e vështirësoni”.

[Sahih el-Muslim, kitab “El-Xhihad ves-sijer”, bab “Fil-emri bit-tejsiri ve terkit-tenfiri”, hadithi nr. 4297]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem