Parathënie - Hadithe të zgjedhura...
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
hadithe te zgjedhura

Islami është një fe madhështore. Madhështia e tij qëndron në mësimet e përsosura të Kuranit të shenjtë dhe në faktin se themeluesi i Islamit, Hazret Muhamedi s.a.v.s., i zbatoi këto mësime praktikisht dhe në mënyrë të plotë, duke u bërë kështu shembull i përsosur për atë çka na mësoi.

Lidhshmëria e thellë dhe e pathyeshme në mes të mësimeve dhe praktikës së tij, u la përshtypje të papërshkrueshme sahabëve të tij. Pas vdekjes së tij, kur u pyet gruaja e tij, Ajshja r.a., rreth jetës së Profetit të shenjtë s.a.v.s., ajo tha:

haditheJeta e tij qe Kurani”.

[Buhariu, “El-Edeb el-Mufred”, hadithi nr. 308]

Nuk ka kontradiktë në mes fjalët së tij dhe Fjalës së Zotit. Fjalët e tij ishin të pastra dhe pa ndonjë motiv a dëshirë personale. Lidhur me këtë Kurani i shenjtë dëshmon:

hadithe haditheAi nuk thotë asgjë prej vetes. Gjithçka që thotë ai, është sipas shpalljes Hyjnore”. (En-Nexhm 53:4-5)

S’është për t’u çuditur, se mu për këtë arsye, Allahu xh.sh., në Kuranin Famëlartë, e paraqet Profetin Muhamed s.a.v.s. si model të përkryer për tërë njerëzimin e të gjitha kohëve.

Allahu i Madhërishëm, në Kuranin e shenjtë, thotë:

hadithePër ju ka një shembull të shkëlqyer në të Dërguarin e Allahut”. (El-Ahzab 33:22)

Këtu po e paraqesim një përzgjedhje të haditheve, që janë rrëfime lidhur me jetën, veprat dhe të thënat e Profetit të shenjtë s.a.v.s.. Këto hadithe ofrojnë një pasqytrim të shkurtër të jetës së tij të përdithshme, të standardeve të larta morale e shpirtërore, të adhurimit dhe mënyrës së tij të predikimit.

Sado që disa hadithe u shkruan gjatë jetës së Profetit të shenjtë s.a.v.s., një pjesë e madhe e tyre u mblodhën rreth dyqind vjet pas vdekjes së tij. Megjithëse ato u mblodhën pas një kohe kaq të gjatë, ato konsiderohen të besueshme dhe të pranueshme në bazë të këtyre fakteve:

Meqenëse fjalët e Profetit të shenjtë s.a.v.s. vlerësoheshin shumë, të gjithë sahabët e tij aty për aty i mësonin ato përmendësh dhe diskutonin lidhur me to për kohë të gjatë.

Fakti i dytë, mjaft i rëndësishëm, është se fjala e tij dëgjohej me respekt dhe përcillej me një dëshirë dhe përkushtim të përflaktë fetar. Çdo shtesë në fjalët e tij apo devijim nga fjalët e tij origjinale konsiderohej një mëkat për të cilin njeriu do të përgjigjet para Allahut xh.sh.. Edhe vetë Profeti i shenjtë s.a.v.s. kishte thënë:

Xhehenemi do të jetë vendbanimi i atij, i cili thotë në emrin tim atë, që nuk e thashë unë”.

Së treti, konsiderohej si detyrë e dëgjuesit që kur dikush rrëfente diçka lidhur me të (Profetin) ose prej tij, ai jo vetëm që e mësonte përmendsh atë, por ia mësonte përmendsh edhe emrin dhe imtësitë e rrëfyesit, me qëllim që ta përmendte emrin e rrëfyesit, nëse shtrohej ndonjë pyetje lidhur me atë rrëfim.

Aspekti i katërt i rëndësishëm është se arabët kanë qenë të famshëm për nga kujdesa e tyre jashtëzakonisht e shkëlqyeshme. Edhe para ardhjes së Profetit të shenjtë s.a.v.s., nuk ishte i vogël numri i atyre personave të cilët kishin mësuar përmendsh më shumë se 100 mijë vargje të poetëve arabë. Pos kësaj, ishte shumë e zakonshme që të dinin përmendsh edhe trungun e familjeve të tyre. Pas ardhjes së Profetit të shenjtë s.a.v.s., standardi moral i pasuesve të tij u ngrit shumë dhe vesi i të shtuarit të fjalëve u dënua. Pos kësaj, në Kuranin e shenjtë i është vënë theks i veçantë jo vetëm të vërtetës, por edhe verifikimit të saj.

Si rezultat i këtyre fakteve, të thënat e Profetit të shenjtë të Islamit s.a.v.s. u trajtuan me kujdes shumë të veçantë që nuk njihet në asnjë system tjetër të mbledhjes së materialit historik. Në procesin e mbledhjes së këtyre të thënave, dijetarët myslimanë, kanë punuar sistematikisht e me përpikëri dhe i kanë kushtuar kujdes të veçantë saktësisë, sa që, asnjë e dhënë historike nuk mund të krahasohet me përpilimin e të thënave të Profetit të shenjtë s.a.v.s.. Çdo hallkë në zinxhirin e rrëfyesve të një hadithi është përmendur në përmbledhjet kryesore të haditheve. Edhe studimi i karakterit të transmetuesme dhe i besnikërisë së tyre u zhvillua në një fushë studimi me vete. Si rezultat i kësaj, një formë e re e dijes, lidhur me analizën e të thënave, u duk për herë të parë në historinë njerëzore.

Në dobi të lexuesve, të cilët dine shumë pak rreth Islamit, po përmendim këtu se përveç një varg përmbledhjesh të haditheve të Profetit të shenjtë, gjashtë prej tyre konsiderohen të jenë të një rëndësie të veçantë prej dijetarëve myslimanë. Ato libra njihen si Sahih es-Sitteh (gjashtë librat autentik). Shumica e haditheve të prezantuara këtu, në këtë koleksion të shkurtër, janë marrë nga këto gjashtë libra. Këtu poshtë po japim një pasqyrë të shkurtër rreth këtyre librave dhe rreth përpiluesve të tyre:

“Es-Sihah es-Sit-teh”, Librat autentikë për hadithe

Sahih Buhariu: Ky libër konsiderohet si libri më autentik pas Kuranit të shenjtë. Përpiluesi i këtij libri është Muhamed bin Ismaili nga Buhara, si njohur si Imam Buhariu, (194 – 256 pas Hixhrit).

Sahih Muslimi: Ky është libri i dytë për nga rëndësia. E përpiloi Muslim binal-Haxhaxhi, është ishte banor i Nishapurit në Khorasan, (202 – 261 pas Hixhrit).

Xhami al-Tirmidhiu: I treti është Xhami al-Tirmidhiu. Përpilues është Muhamed bin Isa, banor i Tirmidhit, (209 – 279 pas Hixhrit).

Sunan Ebu Davudi: E përpiloi Sulejman bin al-Ash’ath, i njihur me emrin Ebu Davud, (202 – 275 pas Hixhrit).

Sunan ibn Maxha: Libri i pestë është Sunan bin Maxha. E shkroi Muhamed bin Maxha që ishte nga qyteti i njohur Kazvin në Iran, (209 – 275 pas Hixhrit).

Sunan Nesai: Libri i gjashtë është Sunan Nesai. E përpiloi Ahmed bin Shuajbi nga qyteti Nisai në Khorasan, (215 – 306 pas Hixhrit).

Muveta Imam Maliku: Përveç gjashtë librave të lartpërmendur, është edhe një libër shumë i rëndësishëm i njohur me emrin Muveta Imam Malik. Përpiluesi i tij, Malik ibn Enes, njihet si zakonisht si Imam Maliku. Ky libër nuk shënohet në Sahih es-Sitteh, sepse konsiderohet, në radhë të parë, si libër i jurisprudences (fikhut), sepse hadithet e shënuara në të kanë të bëjnë me çështjet juridike. Autenticiteti i rrëfimeve të shënuara në Muveta Imam Maliku mund të gjykohet nga fakti, se të gjitha këto janë të përmendura në Sahih Buhari e në Sahih Muslim. Pozita e Imam Malikut në mes të përpiluesve të haditheve është shumë e madhe, sa që njihet si Imam-ul-Muhadithin (kryepërpilues i haditheve), dhe të gjithë përpiluesit kanë dëshmuar mbi pozitën e tij të lartë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp