Shpenzimi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Shpenzimi në rrugën e Allahut xh.sh.

shpenzimi

Shpenzimi në rrugën e Zotit – pjesë e pandashme e besimit

shpenzimiHazret Muadhi r.a. rrëfen:

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. më bëri prijës (guvernator) të një rajoni dhe më tha: ‘Do të takohesh me njerëzit e Librit (jehuditë dhe të krishterët). Ftoji ata të dëshmojnë se s’ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahut. Nëse pranojnë këtë, thuaju se Allahu e ka bërë obligim namazin (faljen) pesë herë në ditë.

Nëse ata e pranojnë edhe këtë, tregoju se Allahu e ka bërë obligim dhënien e lëmoshës. Këto lëmosha merren prej të pasurve të tyre dhe u jepen të varfërve të tyre. Nëse pajtohen me këtë, atëherë mos kërko prej tyre pjesën më të mirë të pasurisë së tyre dhe ruaju prej lutjes së të shtypurit, sepse nuk ka pengesë në mes lutjes së tij dhe Allahut’”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Ez-Zekat”, bab “Akhdhis-sadakati minel-aghnijai ve tured-du fil-fukarai hajthu kanu”, hadithi nr. 1496]

Shpenzimi dhe shpërblimi

Hadithi 13.2.Hazret Hurejm ibn Fatiku r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahu s.a.v.s. ka thënë:

Njeriu, i cili shpenzon në rrugën e Allahut, shpërblehet shtatëqindfish”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “Fedailul-xhihad”, bab “Ma xhae fi fadlin-nefekati fi sebilil-lahi”, hadithi nr. 1625]

Shpenzimi i Ebu Talha Ensariut r.a.

shpenzimishpenzimiHazret Enes ibn Maliku r.a. rrëfen:

Ebu Talha Ensariu r.a. ishte njeriu më i pasur ndër ensarët (banorët e Medinës, të cilët e kishin pranuar fenë islame para migrimit të Profetit të shenjtë s.a.v.s. në atë qytet). Ai ishte pronar i kopshteve të hurmave dhe kopshti i tij më i dashur ishte kopshti me emrin Bejruha që gjendej përballë xhamisë së Profetit s.a.v.s..

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. hynte shpesh në atë kopsht dhe pinte ujin etij të pastër. Enesi r.a. thotë se kur u zbrit ajeti: ‘Ju s’mund t’i arrini virtytet e larta, derisa të mos shpenzoni prej asaj që është më e dashur për ju’, Hazret Talha r.a. shkoi te Profeti i Shenjtë s.a.v.s. dhe i tha:

‘O i Dërguari i Allahut! Të ka diktuar Allahu: ‘Ju s’mund t’i arrini virtytet e larta, derisa të mos shpenzoni prej asaj që është më e dashur për ju’, dhe pasuria ime më e dashur është kopshti Bejruha. Unë e fal atë si lëmoshë në rrugën e Allahut dhe shpresoj se Allahu do ta pranojë bamirësinë time dhe do ta ruajë këtë në thesarin tim të Ahiretit. Pra, shfrytëzojeni sipas dëshirës sate, o Profet i Allahut!’

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: ‘Shkëlqyeshëm! Sa pasuri e dobishme qenka kjo! Unë kam dëgjuar çfarë the ti, por unë mendoj se është më mirë t’ua dhurosh farefisit tënd’. Ebu Talha r.a. tha: ‘Unë do të veprojë ashtu siç më the ti, o i Dërguari i Allahut!’ Ebu Talha r.a. e ndau atë në mes të afërmve të tij dhe fëmijëve të xhaxhait të tij”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Et-Tefsir”, bab “Len tenalul-bir-re hat-ta tunfiku mim-ma tuhib-bune”, hadithi nr. 4554]

Shpenzimi përmes një hurmeje

shpenzimiHazret Adij ibn Hatimi r.a. rrëfen se Profeti i Shenjtë s.a.v.s. ka thënë:

Jepni lëmoshë për të shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit, qoftë duke dhënë një pjesë të hurmës”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Ez-Zekat”, bab “It-tekun-nare ve lev bishik-ki temretin”, hadithi nr. 1417]

 

Shpenzimi i njeriut të paditur por bujar dhe i të diturit por koprrac

shpenzimiHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Njeriu dorëdhënës është afër Allahut, afër njerëzve, afër Xhenetit dhe larg Xhehenemit. Koprraci është larg Allahut, larg njerëzve dhe larg Xhenetit, por afër Xhenehemit. Njeriu i paditur, i cili është dorëdhënës, është më i dashur ndaj Allahut se sa njeriu koprrac që e adhuron shumë Allahun”.

[Xhamiu et-Tirmidhi, kitab “El-Ber-ri ves-sileh”, bab “Ma xhae fis-sakhai”, hadithi nr. 1961]

Cili është shpenzimi me më shumë sevap?

shpenzimiHazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen:

Një njeri e pyeti Profetin e shenjtë s.a.v.s.: ‘O i Dërguari i Allahut! Cila lëmoshë ka më shumë sevap?’ Profeti i shenjtë s.a.v.s. iu përgjigj: ‘Të japësh lëmoshë kur je shëndosh e mirë dhe i frikësohesh skamjes e dëshiron të bëhesh i pasur dhe të mos presësh derisa të vijë momenti i vdekjes dhe të thuash: kjo është për filanin e kjo për atë”.

[Sahih el-Buhari, kitab “Ez-Zekat”, bab “Fadlu sadakatish-shehihus-sahih”, hadithi nr. 1419]

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp