Falja e gabimeve dhe e gabimtarëve
Falja është më e larta nga virtytet
Hazret Muadh ibn Enesi r.a. rrëfen se e ka dëgjuar Profetin s.a.v.s. duke thënë:
“Virtyti më i lartë prej të gjitha virtyteve është t’i përforcosh marrëdhëniet me atë që i ka shkëputur, t’i japësh atij që nuk të jep ty, dhe ta falësh atë që të fyen ty”.
[Musned Ahmed ibn Hanbel, hadithi nr. 15618]
Zoti i jep respekt gabimfalësve
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Nuk zvogëlohet pasuria, nëse jep lëmoshë; dhe Allahu i jep respekt dhe nder atij, i cili ia fal gabimet të tjerëve dhe nuk poshtërohet (ai i cili fal gabimet)”.
[Musned Ahmed ibn Hanbel, hadithi nr. 7206]