Pastërtia – gjysma e besimit
Pastërtia është një nga kushtet e besimit
Hazret Ebu Malik el-Esh’ari r. a. rrëfen se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:
“Pastërtia (trupore dhe shpirtërore) është pjesë e besimit”.
[Sahih el-Muslim, kitab “Et Tahareh”, bab “Fadli el vudui”, hadithi nr. 432]
Pastërtia dhe higjiena e gojës
Hazret Ajshe bint Ebu Bekr r. a. (nëna e besimtarëve) rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Pastrimi i dhëmbëve e mban gojën të pastër dhe e kënaq Allahun xh.sh.”.
[Sunen en-Nesai, kitab “Et-Tahareh”, bab “Et-Tergibu fis-sivaki”, hadithi nr. 5]