Madhështia e Allahut të Madhërishëm

Madhështia e Allahut nuk ka kufi
Hazret Abdullah bin Omeri r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. duke predikuar nga foltorja e recitoi këtë ajet:
“Qiejt do të jenë mbështjellë në dorën e Tij të djathtë. I pastër është Ai dhe i lartësuar prej asaj që i shoqërojnë Atij”. [ez-Zumer 39:68]
Ai s.a.v.s., pastaj tha se Allahu xh.sh. thotë:
“Unë jam i Plotfuqishëm; Unë jam i Madhërishëm; Unë jam Sovran; Unë jam i Lartë. Ashtu e lartëson veten Allahu’. Profeti i shenjtë i shqiptonte në mënyrë përsëritëse këto fjalë dhe me aq forcë sa që minberi (foltorja) filloi të dridhej dhe ne menduam se fuqia e dridhjes do ta rrëzonte minberin”.
[Musned Ahmed ibn Hanbel, hadithi nr. 5608]
Madhështia e Allahut përmes përmendjes së Tij
Hazret Ebu Hurejre r.a. rrëfen se Profeti i shenjtë s.a.v.s. ka thënë:
“Ka dy fjalë, të cilat janë shumë të dashura për Allahun e Madhërishëm. Ato janë shumë të lehta për gjuhën, por me shumë peshë për nga vlera. Këto janë: Subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil adhim. I Shenjtë është Allahu me gjithë lavdërimin e Tij, i shenjtë është Allahu i Madhërishëm”.
[Sahih el-Buhari, kitab “Et-tevhid”, bab “Kavlil-lahi teala: ve nedaul-mevazine…”, hadithi nr. 7563]