
ARGUMENTI I DHJETË
A ekziston Zoti? Këtë mund ta zbulosh vetë
Argumenti i dhjetë për ekzistencën e Zotit është zgjidhje për çdo çështje, të cilin Kurani Famëlartë e jep në këtë ajet:
Dhe (për) ata që përpiqen në rrugën Tonë, Ne patjetër do t’u tregojmë rrugët Tona.[1]
Të gjithë ata që zbatuan këtë porosi të Kuranit, gjithmonë kanë përfituar. Mohuesi i Zotit një gjë duhet ta mendojë seriozisht për veten e tij: ai do të jetë në telashe të mëdha, nëse Zoti me të vërtetë ekziston. Duke u nisur nga kjo, nëse ai është i sinqertë për të zbuluar të vërtetën, i duhet që t’i lutet Zotit duke iu përgjëruar dhe duke pasur dëshirë të zjarrtë për t’u lidhur me Të në këtë mënyrë:
O Zot! Nëse Ti ekziston, ashtu siç thonë besimtarët e Tu që Ti zotëron fuqi të pakufishme, më mëshiro, më udhëzo drejt Teje dhe më mbush edhe mua në zemër bindjen dhe besimin ndaj Teje, që të mos ngelem i privuar dhe i humbur!
Ai që bën lutje të tillë me zemër të sinqertë, duke vijuar këtë praktikë të paktën për dyzet ditë, në cilindo komb a besim të ketë lindur, Zoti i botëve patjetër do ta udhëzojë dhe ai shpejt do të shohë se Zoti i Madhërishëm do të manifestohet përpara Tij duke ia larguar papastërtinë e dyshimit tërësisht. Dihet që kjo mënyrë për të arritur tek e vërteta nuk mund të ketë asnjë lloj mashtrimi. Prandaj, kërkimtarët e së vërtetës çfarë vështirësie mund të kenë për ta ndjekur këtë metodë?!
Edhe pse Kurani Famëlartë ka shumë argumente të tjera për ekzistencën e Zotit, më lejoni të mjaftohem me kaq dhe ta mbyll diskursin tim me këto dhjetë argumente. Nëse dikush thellohet në këto argumente, jam i bindur që po prej tyre atij do t’i dalin shumë të tjera shtesë.
Dhe është Allahu, të cilit i duhet kërkuar ndihmë!
Në fund, atyre që u bie në dorë ky libërth, do t’u lutesha që pasi ta lexojnë, t’ia kalojnë shokut ose shoqes për të cilin mendojnë se do të jetë i dobishëm.
(Botuar në revistën “Tesh’hidhul-Edh’han”, mars 1913)
[1] Kurani Famëlartë 29:70.