
ARGUMENTI I GJASHTË
Kurani Famëlartë thotë se mohuesit dhe kundërshtarët e Zotit të Madhërishëm gjithmonë poshtërohen dhe shkatërrohen dhe kjo në vetvete është një provë se ata janë gënjeshtarë dhe se Zoti gjithmonë besimtarëve të Tij u jep fitore mbi kundërshtarët. Nëse nuk ka Zot, nga vjen kjo ndihmë dhe mbështetje?! Kësisoj, në lidhje me Faraonin e Musait, Kurani pohon:
(Faraoni) tha: “Jam unë Zoti juaj, më i madhi”. Atëherë Allahu e zuri me një ndëshkim të ahiretit dhe të kësaj bote.[1]
Pra, këto ajete tregojnë se kur Hazret Musaias i kërkoi Faraonit që t’i nënshtrohej Zotit të Madhërishëm, ai u tregua kryeneç dhe tha: “Cili Zot? Unë jam Zoti!” Atëherë Allahu i Madhërishëm e poshtëroi edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër. Ngjarja e Faraonit është dëshmi se si kundërshtarët e Zotit poshtërohen dhe shkatërrohen.
Përveç kësaj, asnjë ateist në botë nuk arriti të ndërtojë një perandori [ashtu siç duhej]. Nga ana tjetër, ata që krijuan mbretëri të mëdha në botë, që formuan shtete dhe krijuan histori, gjithmonë kanë qenë nga ata që besonin në ekzistencën e Zotit. Poshtërimi dhe dështimi që patën ata për të krijuar një komb duke mohuar Zotin, a nuk ka ndonjë rëndësi, vallë?!
[1] Kurani Famëlartë, 79:25-26.