Mrekullitë a thyejnë ligjet e natyrës?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
mrekullia mrekullitë

Mrekullia nuk thyen ligjin e natyrës. Mrekulli nuk do të thotë që Zoti krijon një ligj dhe më pas e thyen atë. Mrekullia është një operacion i një ligji të padukshëm.

Pyetësi:

Mrekullitë mbinatyrore duket se shkelin ligjet e natyrës. A do të thotë kjo që Zoti, duke pasur parasysh që Ai mund të bëjë gjithçka, thyen edhe Ligjin e Vet? Si mund të përputhet koncepti i mrekullive me arsyen?

Hazret Mirza Tahir Ahmed: 

Mrekulli nuk do të thotë që Zoti krijon një ligj dhe më pas e thyen atë. Ky është një nocion i supozuar për Zotin dhe nuk është atribut i Tij. Çdo njeri i ditur që krijon një ligj dhe e di që, ndonjëherë, ai do të duhet të devijojë nga ky ligj, i nevojiten gjithmonë përjashtime. Kjo praktikë njihet edhe në kodin ligjor. Kështu, pa thyer ligjin, ai përballet me situatat e pazakonta që mund të lindin dhe iu jep një zgjidhje të kënaqshme. Si mundet dikush të presë që Zoti të ketë krijuar një ligj Vetë, pra ligjin e natyrës, dhe të mos ketë lënë asnjë përjashtim, asnjë mundësi alternative që kur të shfaqet ndonjë “problem” që nuk mund të zgjidhet me ligjin e “zakonshëm”, Ai të detyrohet ta thyejë Ligjin e Vet?

Kjo as që nuk konceptohet nga  këndvështrimi ynë dhe nga ajo çfarë kuptojmë nga shpjegimi i Kuranit Famëlartë dhe i atributeve të Zotit. Jemi plotësisht kundër këtij koncepti.

Hazret Mirza Ghulam Ahmed, Mesihu i Premtuar a.s., duke folur për të njëjtën temë, thotë që ligjet kanë disa nivele. Disa ligje janë të njohura nga njerëzit, dhe ekzistojnë edhe ligje të tjera mbizotëruese që njerëzit e një kohe të caktuar nuk i njohin.

Kështu, një mrekulli duket si e tillë nga një njeri i zakonshëm kur ai njeh vetëm ligjet sipërfaqësore të njohura në kohën e tij, por ai nuk njeh pjesën tjetër të ligjeve më imperative, që ekzistojnë si ligje pa thyer pjesën tjetër të ligjeve. Si shembull marrim ligjin e magnetizmit para se të zyrtarizohej.

Ligjet e magnetizmit ishin të panjohura për njerëzit e disa mijëra viteve më parë, madje edhe për njerëzit e disa qindra viteve më parë në disa pjesë të botës. Ata njihnin vetëm ligjin e gravitetit, që toka tërheq  gjithçka drejt vetes.

Tani, nëse do të krijohej një fushë magnetike sipër një personi, i cili ka veshur diçka metalike që i përgjigjet kësaj fushe magnetike dhe ai ngrihet lartë, njerëzit që nuk e kuptojnë fenomenin e magnetizimit, do ta konsideronin si një mrekulli, në kuptimin që është thyer një ligj, kur, në fakt, nuk është shkelur asnjë ligj.

Si graviteti, ashtu edhe magnetizmi, të dyja janë ligje të natyrës dhe, një ligj që kundërshton tjetrin, ndjek parimin mbizotërues, pra fiton ai që është më i fuqishmi. Megjithatë asnjë ligj nuk është thyer. Njëjtë, vite më parë shumë gjëra rreth kimisë dhe fizikës nuk njiheshin dhe njerëzit që i dinin këto gjëra në avancë kishin mundësinë të krijonin truke të ndryshme me njohuritë e tyre.

Në luftën mes materies dhe në luftën mes jetëve, ligji i pathyeshëm, i pakalueshëm, mbizotërues është që çdo ligj më i fortë hedh poshtë ligjin më pak të fortë. Nga një pikëpamje mund të duket si shkelje e natyrës, kur në fakt nuk është diçka e tillë.

Në Marok (kur ai ishte ende koloni franceze), një magjistar filloi të shfaqte disa truke shumë interesante. Ai u prezantua si një njeri i shenjtë që, për shkak të “shenjtërisë” së tij, mund të bënte zap natyrën dhe për ta vërtetuar këtë, ai tregonte disa fenomene të çuditshme. Ai i përdori këto truke edhe për qëllime politike dhe filloi t’u mbushte mendjen marokenëve se ligji francez ishte kundër Vullnetit të Zotit, dhe se ishte ligj i djallit, të cilin njerëzit duhej ta kundërshtonin. Kjo pa dyshim u bë një problem i madh për qeverinë qendrore, pasi njerëzit me të vërtetë filluan të besojnë se ai ishte njeri i shenjtë, edhe pse ai dinte thjesht disa truke. Njerëzit filluan të rebeloheshin hapur.

Qeveria franceze bëri një lëvizje të zgjuar. Ata kërkuan që të dërgohej në Marok një magjistar francez më i ditur dhe më i mirë. Atëherë, kudo që njeriu i shenjtë maroken shfaqte truket e tij, magjistari francez e kundërshtonte me disa truke edhe më të forta, dhe thoshte se kjo ndodh sepse magjistari maroken ishte më pak i shenjtë se ai (magjistari francez).

Ai u mbushi mendjen njerëzve se mund t’i kundërshtonte disa truke të magjistarit maroken dhe mund të bënte disa truke të tjera që ai nuk mundej t’i përsëriste. Për shkak të kësaj “shenjtërie” të rreme, u zgjidh edhe problemi. Tani, cilat ishin përshtypjet e njerëzve të cilët nuk kishin mjaftueshëm njohuri? Ata i shikonin këto fenomene si të “mbinatyrshme” në të dyja rastet. Por asnjëri nuk ishte i mbinatyrshëm. Prandaj nuk e pranojmë konceptin e mbinatyrshmes në botën e Zotit. Zoti është i Plotfuqishëm. Ai është i Gjithëdijshëm.

Mrekullia e vërtetë është kur shohim njerëz të dobët që fitojnë në përballjen e tyre me një grup njerëzish të fuqishëm. Nëse e njëjta situatë do të paraqitej në kompjuter, dihej që grupi i dobët do të zhdukej dhe ai i fuqishmi do të fitonte.

Mrekullia është kur një dorë e fuqishme, e padukshme për njerëzit, është në anën e të dobëtit, dhe ngaqë kjo dorë është më e forta, i dobëti fiton dhe këtu nuk u thye asnjë ligj i natyrës. Kjo ndodh gjithmonë, pa përjashtim, çdo herë kur dërgohet një profet nga Zoti. Mrekullia e vërtetë është fitorja e të dobëtit kundër të fortit. Ligji suprem që “i forti fiton dhe i dobëti humbet” duket sikur është përmbysur në këtë rast, megjithatë dua t’ju kujtojë se asnjë ligj nuk është thyer. Realisht, Dora e fuqishme e Zotit mbetet e padukshme. Të dobëtit fitojnë jo sepse ata janë të dobët dhe duhet të fitojnë, por sepse Dora e Zotit është me ta.

Kjo filozofi është shpjeguar edhe në Kuranin Famëlartë. Në një ajet të sures El-Haxh të Kuranit Famëlartë, shpjegohet pikërisht ky fenomen, ku besimtarëve fizikisht të dobët u lejohet të mbrohen me shpata nga shtypësit, dhe pavarësisht nga dobësia, ata do të ishin triumfues:

“Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi. Njëmend, Allahu është i Plotfuqishëm që t’i ndihmojë ata…” (Kurani Famëlartë 22:40)

Ata ishin të dobët, prandaj kundrejt tyre ishte bërë padrejtësia: ata mund të mbrohen sepse Allahu ka fuqinë t’i ndihmojë, sepse Zoti është i Gjithëfuqishëm dhe është në anën e të dobëtit. Pra, kjo ende mbetet një mrekulli për ata që nuk e kuptojnë këtë fenomen.

Kam lexuar shumë studiues perëndimorë që shprehen me habi se kur gjithçka thuhet dhe bëhet, është e pashpjegueshme si forcat e dobëta që ishin në anën e Profetit Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u bënë kaq të fuqishëm, saqë dolën fitimtarë mbi shumë fuqi të tjera brenda dhe jashtë Arabisë.

Mrekullia është një operacion i një ligji të padukshëm nga një popull që e di se ky person (Profeti), të cilin ata e konsiderojnë gënjeshtar, nuk ka fuqi mbi këtë ligj dhe nuk ka njohuri gjëra të tilla.

Si i tillë kur ai tregon diçka që nuk është e kuptueshme nga njerëzit, ata e konsiderojnë atë si një mrekulli ose m’uxhize.

Kështu që, në rastin e Hazrta Musait a.s. dhe të tjerët; në ngjarjen e ndarjes së hënës, duhet të ketë një shpjegim shkencor. Kurani Famëlartë herë e jep shpjegimin, e herë edhe nuk e jep. Andaj, njerëzit thjesht nuk e kuptojnë ligjin që ka vepruar pas një ngjarjeje të caktuar.

Le të trajtojmë dy nga mrekullitë e Moisiut, pra të Hazret Musait a.s.:

  1. Shkëlqimi i dorës si e bardhë, e ndritshme, pa defekt e pa të meta. Jo si ai i një të lebrosuri, por ai i një njeriu të shëndetshëm. Një dorë e cila shkëlqen me dritë.
  2. Dhe mrekullia tjetër është ajo e shkatërrimit të magjisë së kundërshtarëve të tij që hodhën litarët e tyre, duke i bërë të shfaqen si gjarpërinj.

Tani, në rastin e parë, Zoti nuk e ka sqaruar se si kishte ndodhur. Pra, në rastin e dorës, kur Moisiu, së pari e vuri nën sqetull e më pas e zgjati, dhe papritmas njerëzit filluan ta shohin atë të shkëlqejë një dritë të jashtëzakonshme. Kjo nuk është shpjeguar në Kuran se si kishte ndodhur.

Por mrekullia e dytë është shpjeguar në Kuran dhe shpjegimi jep arsyen e mjaftueshme për intelektin njerëzor. Pra, sipas Kuranit, ajo që ndodhi nuk ishte thyerje e ligjit, por funksionimi i një ligji që nuk kuptohej nga njerëzit e asaj kohe.

Kurani i Shenjtë thotë:

فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ

“E kur ata hodhën, i magjepsën sytë e njerëzve” (Kurani Famëlartë 7:117)

Magjia e tyre nuk u aplikua mbi litarët. Litarët mbetën litarë. Por magjia u hodh në sytë, pra, në shikimin e njerëzve. Në një ajet tjetër të Kuranit thuhet:

فَإِذَا حِبَالُهُمْ وَعِصِيُّهُمْ يُخَيَّلُ إِلَيْهِ مِنْ سِحْرِهِمْ أَنَّهَا تَسْعَى

“Atëherë nga magjia e tyre papritmas iu duk që litarët dhe shkopinjtë e tyre sikur po vraponin.” (Kurani Famëlartë 20:67)

Njerëzit që vëzhgonin imagjinonin që litarët të ishin gjarpërinj. Pra, kjo tregon, litarët nuk ishin shndërruar në gjarpërinj. Kjo do të thotë se ekziston një ligj tjetër që mendja e njeriut mund të ndikojë në mendjet e njerëzve të tjerë përmes mesmerizmit, përmes hipnotizmit. Dhe kjo është bërë një realitet shkencor tani. Në atë kohë nuk kuptohej.

Kështu që, një gjë në një kohë të caktuar relativisht është një mrekulli, dhe e njëjta gjë nëse përsëritet sot, mund të mos jetë më e tillë. Pavarësisht se mrekullitë që i përkasin Moisiut apo ndonjë personi tjetër, do të mbeten përgjithmonë si mrekulli, pasi ishin përtej fuqisë së tyre. Në këtë mënyër, aty ishte Dora e Zotit.

Kjo duhet kuptuar qartë. Në njërën anë ishin magjistarët e stërvitur, ishin ajka e gjithë popullatës së magjistarëve të Egjiptit, të cilët e dinin dhe e mësuan këtë art që nga vegjëlia dhe ata nuk kishin të barabartë në këtë sferë në tërë Egjiptin.

Në anën tjetër, të gjithë e dinin, duke përfshirë Faraonin, që Moisiu nuk kishte njohuri për magjinë. Prandaj, Faraoni ishte mjaft i sigurt se edhe nëse Moisiu të kishte mësuar ndonjë trukë të vogël, nuk mund të qëndronte dot përballë magjistarëve më të fortë të vendit.

Magjistarët gjithashtu e dinin se Moisiu nuk kishte njohuri për magjinë. Kështu që kur panë që Hazret Musai a.s. hodhi shkopin e tij dhe papritmas magjia e tyre u prish, ata e kuptuan që fuqia që funksiononte nuk ishte e Musait a.s., por e Zotit të Madhërishëm. Prandaj, ata u dorëzuan.

Pra, përkundër faktit se ai gjithashtu nuk theu asnjë ligj të natyrës duke hedhur atë shkop, por papritmas ajo magji që po vepronte fort në sy, u shpartallua. Kjo është e mundshme dhe e logjikshme. Një forcë e lartë e vullnetit thyen forcën tjetër të një vullneti inferior. Në të vërtetë, ishte vullneti i Zotit që theu magjinë. Kurse shkopi duhet të ketë punuar si katalizator. Hedhja e shkopit, zhurma, etj., duhet të kenë krijuar një zhurmë a diçka me vullnetin e Zotit, që e prishi magjinë e magjistarëve.

Tani, ngaqë kjo është e shpjeguar në Kuranin e Shenjtë, ne e kuptojmë. Dhe po kjo demonstron se mrekullitë e tjera gjithashtu janë të shpjegueshme me të njëjtin parim. Disa i kuptojmë, disa nuk i kuptojmë. Për disa, ofrojmë shpjegime, për disa të tjera nuk mundemi. Por në parim e dimë se me kalimin e kohës, kur njeriu do të arrijë më shumë njohuri, do të vijë një kohë kur të gjitha këto mrekulli do të shpjegohen. Por, prapëseprapë ato do të mbeten mrekulli. Sepse personi nga dora e të cilit u shfaqën ato, nuk kishte njohuri për atë shkencë që është e njohur për ne sot ose që do të njihet nesër, dhe megjithatë ai ishte në gjendje ta bënte atë.

Shpresoj që e keni kuptuar përgjigjen.

Pyetësi:

Po, është e qartë.

Hazret Mirza Tahir Ahmed:

Elhamdulil-lah!

(Ky është transkripti i një sesioni pyetje-përgjigjesh
të mbajtur nga Hazret Mirza Tahir Ahmed, Kalif IV i Mesihut të Premtuar r.a. (Allahu e mëshiroftë!)
më 24 nëntor 1991 në “London Mosque”, Londër.)

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem