A mund të shfajësohen sulmet vetëvrasëse në ndonjë formë?

Përgjigje:
Sulmet vetëvrasëse ose, siç thonë ndryshe, sulmet kamikaze nuk përligjen në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë. Kurani Famëlartë qartas pohon se vetëvrasja është e ndaluar:
“… mos e vritni veten. Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj jush. E ai që bën një veprim të tillë, duke kaluar kufijtë e duke shkaktuar dhunë, Ne së shpejti do ta hedhim në zjarr. Kjo, për Allahun është shumë e lehtë”.
(Kurani Famëlartë 4:30-31)
Me sulmin vetëvrasës përveçse vritet ai që sulmon, u merr jetë edhe njerëzve të tjerë, që gjithashtu është e ndaluar rreptësisht në Islam. Një akt i tillë në emër të Islamit është përpjekje e ulët për ta përdhosur shenjtërinë që i ka dhënë feja Islame jetës njerëzore. Në një ajet tjetër Kurani thotë:
“… ai që vret ndokënd që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka shkaktuar trazira në tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit; po kështu, ai që shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e gjithë njerëzve”.
(Kurani Famëlartë 5:33)