Sulmet në Paris, akt antihuman që duhet dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dënoi sulmet në Paris dhe u lut për viktimat

parisi

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia tha:

Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia ndërkombëtar, i shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta kombit francez, popullit dhe qeverisë së tij për sulmin e urryer terrorist që ndodhi në Paris. Ky sulm antihuman dhe brutal duhet të dënohet në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Gjithashtu, do të doja të përsërisja se të gjitha format e terrorizmit dhe të ekstremizmit janë krejtësisht kundër mësimeve të vërteta të Islamit. Kurani Famëlartë ka thënë se vrasja e një të pafajshmi është e barabartë me vrasjen e krejt njerëzimit. Andaj, në asnjë rrethanë, vrasja kurrë nuk mund të justifikohet, kurse ata që tentojnë të justifikojnë veprimet e tyre të urryera me emrin e Islamit, punojnë vetëm që ta diskreditojnë atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Keqardhjet dhe lutjet tona janë me viktimat, si dhe me të gjithë të vuajturit dhe të prekurit nga këto sulme. Zoti i Plotfuqishëm u dhëntë durim të gjithëve dhe shpresoj dhe lutem që autorët e këtij akti djallëzor të nxirren sa më shpejt përpara drejtësisë.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp