Xhemati Musliman Ahmedia dënon sulmin në Nice
Xhemati Musliman Ahmedia i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të sinqerta popullit të Francës dhe të gjithë atyre që u prekën nga sulmi i djeshëm në Nice dhe në Paris.
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia thotë:
“Sulmet e tilla të neveritshme dhe krejtësisht johumane, duhen dënuar në mënyrën më të ashpër të mundshme”.
Islami në asnjë rrethanë nuk lejon asnjë lloj terrorizmi apo vrasje ndaj njerëzve të pafajshëm. Njëri prej kuptimeve të Islamit është “t’i japësh siguri tjetrit”. Komplotistët e kësaj makabre kushdo qofshin, duhen sjellë përpara drejtësisë dhe të dënohen ashpërsisht.