Drejtësia dhe ndershmëria janë të nevojshme për të parandaluar luftën e tretë botërore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Drejtësia dhe ndershmëria janë të nevojshme për të parandaluar luftën e tretë botërore

Hazret Mirza Masrur Ahmedi paralajmëron për ndikimin e mundshëm global të radikalizimit të të rinjve

Më 14 mars 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti fjalimin kryesor në Simpoziumin e 12-të kombëtar të Paqes të organizuar nga Xhemati Musliman Ahmedia në Britaninë e Madhe.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-002-1024x453Gjatë fjalimit të tij, Shenjtëria e tij foli për rritjen e kërcënimit të radikalizmit dhe paralajmëroi për rrezikun potencial që paraqet ai në botë. Shenjtëria e tij foli për konfliktin në rritje si në botën musliman dhe atë jomuslimane dhe tha se në vend të fesë, rrënja e shkakut të konflikteve të sotme është “etja e pashuar për fuqi, pushtet dhe burime”.

Shenjtëria e tij dënoi kategorikisht grupet terroriste si ISIS, Boko Haram dhe Al-Shabab që veprojnë tërësisht kundër mësimeve të Islamit dhe vargjeve të cituara të Kuranit të Shenjtë që hedhin poshtë të gjitha format e ekstremizmit.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-003-1024x319Simpoziumi u mbajt në xhaminë Baitul Futuh në Londër me një audiencë prej më shumë se 1000 njerëz, duke përfshirë më shumë se 600 të ftuar jo-ahmedianë të përbërë nga ministra te qeverisë, ambasadorë te shteteve, anëtarë të të dy dhomave te Parlamentit Britanik dhe personalitete të tjera të ndryshme dhe të ftuar të tjerë. Një mysafir i veçantë këtë vit ishte profesor Heiner Bielefeldt, raportuesi special i OKB-së për lirinë e fesë dhe besimit. Tema e simpoziumit të paqes në këtë vit ishte “Feja, liria dhe paqja”.

Gjatë ngjarjes, Shenjtëria e tij prezantoi gjithashtu Znj. Sindhutai Sapkal, e njohur si ‘Nëna e jetimëve” duke e nderuar me çmimin e Muslimanëve Ahmedian për Avancimin e Paqes në njohjen e përpjekjeve të saj të shquara për të zvogëluar vuajtjet e më shumë se 1400 fëmijëve jetimë dhe duke ua siguruar atyre ushqimin, strehimin dhe edukimin.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-004-1024x683Hazret Mirza Masrur Ahmedi filloi fjalimin e tij kryesor duke vënë në pah se që nga simpoziumi i fundit i paqes i mbajtur në nëntor të vitit 2014 ka pasur një përpjekje ndërkombëtare për të vënë në shënjestër financimin e terrorizmit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Një pikë e që e kam prekur në Simpoziumin e fundit të paqes ishte se bota duhet të shënjestrojë dhe të kërkojë urgjentisht bllokimin e  financimit dhe furnizimit të grupit terrorist të njohur si ISIS ose IS. Unë nuk pretendoj se kjo është për shkakun tim, ose për faktin që unë tërhoqa vëmendjen për këtë çështje, por sigurisht gjatë disa muajve të fundit janë bërë përpjekje të ndjeshme për të trajtuar këtë çështje të rëndësishme”.

Shenjtëria e tij citoi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit OKB-së të shkurtit 2015 që targeton financimin e grupeve terroriste dhe tha se në qoftë se kjo do të zbatohej ajo shpejt mund të shkaktoj rrëzimin e ISIS.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-005-1024x397Gjatë fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi dënoi kategorikisht të gjitha format e terrorizmit dhe ekstremizmit dhe cilësoi sulmet terroriste që ndodhën në janar të 2015 në Paris si

“të tmerrshme dhe tërësisht kundër mësimeve të Islamit”.

Duke vlerësuar komentet e fundit të liderëve të caktuar të botës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Nga kushtet e reagimit të udhëheqësve botërorë ndaj terrorizmit ka qenë e kënaqshme të shihet se disa politikanë dhe figura fetare nuk zgjodhën t’i shtojnë benzinë zjarrit, por në vend të kësaj e bënë të qartë se ata nuk besojnë se ndonjë grup terrorist t’i përfaqësonte mësimet e vërteta te Islamit”.

Shenjtëria e tij në mënyrë të veçantë lavdëroi komentet e Presidentit Obama në Lutjet e mëngjesit në Uashington në lidhje me terrorizmin dhe komentet e bëra nga Papa Françesku pas sulmeve të Parisit në të cilën ai tha se njerëzit nuk duhet të provokojnë të tjerët duke ua fyer besimin ose bindjet.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-006-1024x557Hazret Mirza Masrur Ahmedi foli për konfliktin e gjerë e në rritje të përhapur në botë. Ai përmendi jo vetëm për çrregullimin në disa vende muslimane por hodhi dritë edhe mbi rritjen e ndarjes në pjesët tjera të botës.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Bota është duke u konsumuar me çështje të ndryshme që janë duke shkaktuar frustrim dhe pakënaqësi, që rrjedhimisht po e shkatërron paqen. Për shembull, efektet e krizës financiare vazhdojnë të ndihen në pjesën më të madhe të botës. Në Evropë, pakënaqësia është në rritje dhe integriteti i Bashkimit Evropian po sfidohet dhe dëmtohet. Partitë anti-emigrante ose nacionaliste janë duke fituar popullaritet në shumë vende. Pastaj kemi konfliktin në Ukrainë dhe gara globale e armëve. Të gjitha këto janë kërcënime për paqen në botë që nuk janë të lidhura me Islamin por janë zhvilluar si rezultat i një etjje të pashuar për fuqi, pushtet dhe resurse”.

Duke folur se si mund të arrihet paqja globale, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ne duhet të kuptojmë dhe ta njohim nevojën kritike të kohës. Ne duhet të pranojmë se paqja mund të ndërtohet vetëm mbi themelet e forta të ndershmërisë, integritet dhe drejtësisë. Këta janë çelësat e paqes. Derisa të mos kemi ndershmëria dhe drejtësia asnjë zgjidhje tjetër nuk do të dëshmohet si e dobishme ndonjëherë”.

Shenjtëria e tij foli për objektivat e Xhematit Musliman Ahmedia dhe për angazhimin e tij për përhapjen e mësimeve të vërteta dhe paqësore të Islamit në gjithë botën.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ne Xhemati Musliman Ahmedia nuk kemi forcë apo ndikim botëror. Objektivat tanë janë thjesht shpirtërorë dhe kështu ne nuk kërkojmë pushtet apo qeveri. Nuk kemi ambicie ose objektiva politikë”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vazhdoi:

“Si një komunitet fetar ne dëshirojmë vetëm që bota ta njohë Krijuesin e vet dhe se njerëzit të përmbushin të drejtat e njëri-tjetrit. Për t’i përmbushur këta dy objektiva ne bëjmë çdo përpjekje të mundshme në të gjitha pjesët e botës. Ne përpiqem të informojmë të tjerët se mësimet e Islamit nuk kanë lidhje me dhunën dhe çrregullimin që shihet në botë.”

Kalifi vazhdoi të japë një analizë të detajuar të mësimeve Kuranore në lidhje me paqen dhe lirinë fetare, duke deklaruar se kudo muslimanët që u ishte dhënë leje për luftë mbrojtëse, ajo ishte dhënë si një mjet për t’i mbrojtur të gjitha fetë dhe jo vetëm Islamin.

Duke komentuar mbi raportet e fundit se si terroristët kanë shkatërruar monumente historike dhe relikte në qytetet e lashta të Irakut, Shenjtëria e tij tha se sulmet e tilla janë një dhunim i qartë i mësimeve të Kuranit.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Për më shumë se 1400 vjet këto qytete ishin të ruajtura dhe të mbrojtura nga sundimtarët e njëpasnjëshëm muslimanë dhe qeveritë dhe vetëm tani ekstremistët pohojnë t’i kenë shkatërruar në emër të Islamit. Kjo mund të quhet vetëm si një mizori ekstreme dhe një përdhosje e mësimeve të Islamit. Asnjë musliman i vërtetë nuk do të mund të vepronte në këtë mënyrë ndonjëherë”.

Shenjtëria e tij përfundoi fjalën duke u bërë thirrje të gjitha partive dhe individëve për të luajtur rolin e tyre në promovimin e paqes në botë. Ai tha se një luftë e tretë botërore ende mund të shmanget nëse parimet e drejtësisë e të ndershmërisë shfaqen ne gjitha nivelet e shoqërisë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Derisa disa thonë se një tjetër luftë botërore tani është e pashmangshme, unë besoj pikërisht tani është koha e duhur që bota të zgjohet për ta parë realitetin e zymtë me të cilin po përballet e ta arrestojë këtë kërcënim. Për ta bërë këtë, të gjithë njerëzit dhe udhëheqësit e tyre duhet të ndalin së shikuari vetëm në një drejtim dhe së interesuari vetëm për interesat e tyre. Në vend të kësaj, ata duhet të kërkojnë të përmbushin kërkesat e drejtësisë, korrektësisë dhe ndershmërisë në të gjitha nivelet e shoqërisë”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbylli fjalimin e tij me lutjen:

“Unë shpresoj dhe lutem që Allahu të na mundësoj të gjithëve që ta kuptojmë dhe ta njohim rëndësinë e përgjegjësive tona dhe që t’i përmbushim detyrat tona!”

Para fjalimit kryesor, personalitete te ndryshme folën për rëndësinë e paqes dhe gjendjen kritike të botës së sotme.

Rafiq Hayat, Presidenti Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar i Xhematit Musliman Ahmedia tha se terroristët dhe ekstremistët janë:

“poli i kundërt i qëllimit të fesë”.

Siobhain McDonagh, deputet dhe kryetar i ‘Grupit Parlamentar për Xhematin Musliman Ahmedia’ (“All Party Parliamentary Group for the Ahmadiyya Muslim Community”) ka thënë:

“Ne të gjithë duhet të jemi vigjilentë në përpjekjet tona për të mbrojtur të drejtën e të gjithë njerëzve që të gëzojnë lirinë e vërtetë fetare”.

 

2015-03-14-simpozium-i- paqes-007-1024x695Eric Avebury, Zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të të Drejtatve të Njeriut, tha:

“Është një privilegj për të marr pjesë në Simpoziumin e Paqes ku të gjithë ne kemi kënaqësinë së bashku që nën udhëheqjen e mençur të Shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedit për të folur kundër forcave të urrejtjes dhe agresionit.”

Dr Charles Tannock, deputet dhe kryetar Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqve Eurodeputetë për Xhematin Musliman Ahmedia (Chair of the EU Friends of the Ahmadiyya Muslim Parliamentary Group) ka thënë:

“Është tepër e qartë se sa i begatë, bamirës dhe trim është Xhemati Musliman Ahmedia përballë  fatkeqësive me të cilat ai po përballet në disa vende të caktuara”.

Lord Tariq Ahmad nga Wimbledon, Minister për Komunitete tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia është zëri i paqes, zëri i njerëzimit, zëri i integrimit dhe është zëri i Islamit të vërtetë”.

Ahmad gjithashtu lexoi një mesazh të mbështetjes të dërguar nga Kryeministri Britanik David Cameron duke vlerësuar angazhimin e Xhematit Musliman Ahmedia për përhapjen e mesazhit të paqes dhe tolerancës.

Rt Hon Justine Greening, deputete dhe Ministre e Shtetit për Zhvillim Ndërkombëtar ka thënë:

“Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi është një avokat i palodhshëm për paqe në një botë të kapluar nga konfliktet… Mënyra se si muslimanët ahmedianë arrijnë ta përhapin komunitetin e tyre është shembullore dhe kështu që unë vendos vlera të mëdha në marrëdhëniet e mia me Xhematin Musliman Ahmedia”.

Profesor Heiner Bielefeldt, Raportuesi special i OKB-së për Lirinë e Fesë dhe Besimit tha:

“Xhemati Musliman Ahmedia ka dhënë gjithmonë një kontribut pozitiv për promovimin e lirisë fetare. Kështu në vitin 1948, Muhammad Zafrullah Khani, një musliman ahmedian dhe Ministri i parë i Jashtëm i Pakistanit, solli në podium në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të miratohet plotësisht parimi i lirisë fetare dhe e drejta e secilit për të ndryshuar besimin”.

Marrësja e çmimit të Xhematit Musliman Ahmedia për Avancimin e Paqes, Znj. Sindhutai Sapkal, foli për mënyrën se si ajo mundi varfërinë e fëmijërisë në Indi dhe se si përvojat e saj e motivuan për të bërë më vonë përpjekje humanitare.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-008-826x1024Znj. Sindhutai Sapkal tha:

“Vështirësitë që i kam përballur kur isha e re më kanë mundësuar që të bëj diçka të mirë me jetën time dhe kështu që shpresoj që të kujtohem si një person e cila i ndihmoi ata që ishin në nevojë”.

Si para ashtu dhe pas procedurës, Shenjtëria e tij u takua personalisht me personalitete dhe të ftuar të ndryshëm dhe u takua gjithashtu me anëtarët e mediave perëndimore dhe aziatike.
2015-03-14-simpozium-i- paqes-010-1024x573 2015-03-14-simpozium-i- paqes-009-1024x571

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp