Politikanja suedeze Znj. Heydari takon Udhëheqësin botëror të Xhematit Musliman Ahmedia
Znj. Shadiye Heydari i kërkon udhëzime Shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed
Me 7 mars 2015, Znj. Shadiye Heydari, deputete e parlamentit kombëtar të Suedisë (Sveriges Riksdag) vizitoi xhaminë Fazl të Londrës ku asaj i është dhënë mundësi të takonte Udhëheqësin botëror të Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifin e Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed.
Gjatë takimi që zgjati 40 minuta, Shenjtëria e tij foli për rritjen e kërcënimit dhe rrezikut që paraqet ekstremizmi në shumë pjesë të botës. Shenjtëria e tij këshilloi që politikanët duhet të përpiqen të identifikojnë shkaqet rrënjësore të ekstremizmit e të hartojnë një strategji afatgjatë për të goditur radikalizmin e të rinjve. Për “xhihadistët” Shenjtëria e tij tha janë “krejtësisht të pakuptimtë” dhe se veprimet e tyre duhen dënuar kategorikisht.
Duke folur konkretisht rreth kërcënimit që paraqet ISIS-i, Shenjtëria e tij tha se ka nevojë për “një përpjekje të përbashkët e të bashkërenduar” për ta ndalur grupin terrorist.
Shenjtëria e tij tha se për të mbizotëruar paqja në botë, është e nevojshme që drejtësia dhe paanësia të mbizotërojë në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Znj. Heydari që përfaqëson Partinë Demokratike Suedeze falënderoi Shenjtërinë e tij për udhëzimet e tij dhe shprehu dëshirën që Shenjtëria e tij do të vizitojë Suedinë në të ardhmen. Shenjtëria e tij e falënderoi për ftesën dhe u lut që ajo të gëzojë sukses në përpjekjet e saj për të promovuar paqen dhe të drejtat e njeriut në botë.