“Qeveritë duhet të marrin masa të forta kundër klerikëve ekstremistë” – Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Qeveritë duhet të marrin masa të forta kundër klerikëve ekstremistë” – Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia

Hazret Mirza Masrur Ahmedi bën vërejtje gjatë intervistës me ndërmarrjen mediatike holandeze “De Correspondent”

Më 9 tetor 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga media holandeze “De Correspondent” në kompleksin e xhamisë Bejtun Nur (Baitun Noor) në Nunspeet, Holandë.

Gjatë intervistës, ai tha se interpretimi paqësor i Islamit mbështetur nga Xhemati Musliman Ahmedia nuk është një reagim ndaj dhunës dhe konfliktit të dëshmuar sot, por është bazuar në mësimet dhe udhëzimet e themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia.

Gjatë pyetjes nëse lufta në Irak e vitit 2003 ishte një sulm ndaj Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se ajo ishte më tepër një luftë “gjeo-politike”, sesa një luftë fetare.

I pyetur në lidhje me pikëpamjet e tij mbi grupin terrorist të njohur si ISIS ose Daesh, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Grupe të tilla si Daesh janë duke e interpretuar Kuranin e Shenjtë në një mënyrë krejtësisht të gabuar. Xhihadi, në fakt, do të thotë të luftosh për diçka të mirë, por terroristët po i bëjnë interpretimet e tyre të dhunshme, vetëm për të ushqyer interesat e tyre vetjake”.

Shenjtëria e tij tha se konteksti ishte çelësi për të kuptuar Kuranin e Shenjtë, dhe kështu, kur kërkojnë për të interpretuar ndonjë ajet të veçantë, është e nevojshme për të lexuar se çfarë është shkruar para dhe pas.

I pyetur se si të luftohet terrorizmi, Shenjtëria e tij tha se është e domosdoshme qe të ndërpriten linjat e furnizimit të armëve të grupeve terroriste dhe që t’i jepët fund burimit të financimit si dhe mjeteve të tyre në tregun e zi.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi gjithashtu tha se qeveritë muslimane duhet të marrin “masa të forta” për të luftuar ndikimin e klerikëve ekstremistë në vendet e tyre.

Sa u përket, përpjekjeve të vazhdueshme të Xhematit Musliman Ahmedia për të përhapur mesazhin paqësor të Islamit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona dhe asnjëherë nuk do të frustrohemi. Përkundrazi, do të vazhdojmë me misionin tonë dhe besojmë se një ditë do të vijë ndryshimi. Nëse jo në këtë brez, atëherë në brezat e ardhshëm, njerëzit do të kuptojnë të vërtetën e Islamit.”

Gjatë pyetjes nëse ai është optimist se do të arrijë paqja në Lindjen e Mesme, Shenjtëria e tij tha se shenjat aktualisht nuk japin shpresë dhe se ekziston rreziku për përshkallëzimin e luftës edhe më tej. Kështu, ai tha se “nuk jam optimist” që të përmirësohet gjendja në afat të shkurtër, por shpreson që përfundimisht njerëzit do të kuptojnë gabimet e tyre dhe do të kthehen drejt Zotit të Plotfuqishëm.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp