“Formimi i blloqeve përbën rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve në një luftë botërore” - Kalifi i Xhematit Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Formimi i blloqeve përbën rrezikun e përshkallëzimit të konflikteve në një luftë botërore” – Kalifi i Xhematit Ahmedia

NL-Intervista e Imamit

Më 5 tetor 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi u intervistua nga agjencia e lajmeve holandeze, “Omroep Gelderland”.

I pyetur rreth ndryshimeve në perceptimin e Islamit në mesin e shoqërisë perëndimore në 60 vjet që nga hapja e xhamisë Mubarak në Den Hag (Hagë), Shenjtëria e tij tha se gjatë gjashtë dekadave të fundit njerëzit ishin larguar nga feja dhe kjo nuk ishte e kufizuar vetëm në Islam.

Megjithatë, Shenjtëria e tij tha se fatkeqësisht ka pasur një perceptim në rritje se Islami ishte shkaku kryesor i problemeve dhe konflikteve të sotme, por se kjo ide ishte krejtësisht e gabuar.

Shenjtëria e tij tha se muslimanët ishin larguar nga mësimet e vërteta të Islamit dhe se feja në formën e vet origjinale ka qenë një mjet për të bashkuar shoqërinë, e jo ta përçajë atë.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Në të vërtetë, Kurani i Shenjtë është një fener i paqes dhe ne, muslimanët ahmedianë, po përpiqemi të portretizojmë mësimet e vërteta të Islamit në të gjithë botën. Çdo vit qindra mijëra njerëz i bashkohen Xhematit Musliman Ahmedia nga të gjitha pjesët e botës”.

I pyetur nëse ai ishte i frikësuar nga grupe apo individë anti-islamik, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Unë nuk jam aspak i frikësuar nga ata që janë kundër Islamit. Çdo person ka të drejtë të ketë një opinion apo këndvështrim të caktuar, megjithatë askush nuk ka të drejtë të pretendojë se ai e kupton se çfarë beson tjetri në zemrën e tij. Për më tepër, tani ka edhe jo-muslimanë, të cilët po e  mbrojnë Islamin. Për shembull, javën e kaluar gazetari Ed West ka shkruar një artikull shumë të mirë në Evening Standard për Xhematin tonë me titull “Kalifati në Londër nuk bënë asgjë, përveç mirësisë.”

Lidhur me konceptin e xhihadit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Ekstremistët muslimanë kanë keqinterpretuar tërësisht konceptin e xhihadit. Në botën e sotme xhihadi i vërtetë është për të përhapur mësimet paqësore të Islamit, të cilat janë mësime të dashurisë dhe të dhembshurisë. Sulmi që po i bëhet Islamit në këtë kohë, është ai që bëhet përmes mediave dhe përmes literaturës dhe edhe muslimanët duhet të mbrojnë Islamin me të njëjtën monedhë, duke përdorur median dhe duke botuar artikuj duke shpjeguar mësimet e vërteta të tij”.

Pas pyetjes se nëse ai ndonjëherë frustrohet duke parë gjendjen e përkeqësuar të botës, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Pa marrë parasysh gjendjen, ne gjithmonë do të vazhdojmë misionin tonë për të përhapur mësimet e vërteta të Islamit dhe një ditë shpresojmë që të fitojmë zemrat e njerëzve me anë të dashurisë”.

Lidhur me situatën politike gjithnjë e më të tensionuar dhe atë të sigurisë në Siri, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Unë kam thënë vazhdimisht ndër vite që është gabim të mendosh se çdo gjë është rregulluar në botë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Sot po shohim formimin e blloqeve dhe të aleatëve që rreshtohen kundër njëra-tjetrës, pra, ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës në një tjetër luftë botërore”.

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp