U vu gurthemeli i një xhamie të re në Holandë nga udhëheqësi botëror i Xhematit Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

U vu gurthemeli i një xhamie të re në Holandë nga udhëheqësi botëror i Xhematit Ahmedia

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vuri gurthemelin për ndërtimin e xhamisë “Bejtul Afijet” në Almere të Holandës.

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të njoftojë se më 7 tetor 2015, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, vuri gurthemelin për ndërtimin e xhamisë së parë të Xhematit Musliman Ahmedia në qytetin holandez Almere.
2015-10-07-Almere-Ceremony-002Shenjtëria e tij e ka quajtur xhaminë, Bejtul Afijet (Shtëpia e paqes e sigurisë). Pas përfundimit, kjo xhami do të jetë xhamia e dytë me minare e Xhematiti Musliman Ahmedia në Holandë.

Më shumë se 55 mysafirë të huaj morën pjesë në këtë ceremoni, duke përfshirë Zëvendëskryetarin e Komunës së Almeres, Z. Frits Huis. Seanca formale filloi me një fjalim hyrës nga Hibatun Noer, Presidenti Kombëtar i Xhematit Musliman Ahmedia të Holandës.

Pas kësaj, Zëvendëskryetari i Komunës së Almeres, Frits Huis mirëpriti Hazret Mirza Masrur Ahmedin në qytet.

Në fajlën e tij, Z. Huis tha:

“Unë dhe Shenjtëria e tij që të dy kemi lindur në të njëjtin vit, por Shenjtëria e tij ka shumë më tepër dituri se sa unë, kështu që komentet e mia do t’i bëjë mjaft të shkurtra, me qëllim që Shenjtërisë së tij t’i lihet  kohë më tepër për fjalën e tij dhe është  shumë më me  rëndësi  ta dëgjojmë atë. E tërë ajo që unë dua të them është se parimi kryesor i Xhematit Musliman Ahmedia është paqja dhe kështu që ju jeni shumë i mirëpritur në Almere”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-003Fjalimin kryesor e mbajti Hazret Mirza Masrur Ahmedi i cili tha se xhamia e re në të ardhmen do të njihet si një

“fener i paqes”

dhe

“mjet për të bashkuar njerëzimin”.

Duke folur për një frikë në rritje të Islamit në Perëndim, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Për fat të keq, gjendja e botës së sotme është e tillë që shumë njerëz në Perëndim mendojnë se kanë frikë dhe ndiejnë rrezik për konflikt kur muslimanët mblidhen bashkë, ose, kur ata ndërtojnë xhami apo qendra. Në fakt disa njerëz mendojnë se vetëm prania e muslimanëve në këtë pjesë të botës do të bëhet faktor për të shkatërruar paqen dhe sigurinë e shoqërisë së tyre”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

“Prandaj, me vënien e gurthemelit, dëshiroj t’u bëj me dije njerëzve të këtij qyteti se e kemi quajtur xhaminë Bejtul Afijet dhe kjo do të thotë “shtëpia e paqes dhe e sigurisë për të gjithë njerëzit”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-004Duke iu referuar një strofe të shkruar nga themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia shkruan se e gjithë bota ishte në rrezik dhe kështu, ai ishte dërguar për të sjellë paqe, siguri dhe mbrojtje për të gjithë njerëzimin. Kështu që, çdo xhami ahmediane që është ndërtuar kudo në botë, është një vend i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes për të gjithë njerëzimin”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-005Hazret Mirza Masrur Ahmedi gjithashtu tha:

“Edhe në jetën tonë personale, kur ndërtojmë një shtëpi, kërkojmë që ajo të jetë në një vend të mbrojtur, të sigurt, ku mund të jetojmë në qetësi e rehati. Si është e mundur atëherë, që kur ndërtojmë shtëpinë e Zotit, të synojmë që ajo të jetë rrezik ose kërcënim për ndokënd?!”

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha se xhamia do të jetë një mjet i bashkimit të shoqërisë dhe i bashkimit të njerëzve. Shenjtëria e tij tha se kjo xhami, jo vetëm që kurrsesi nuk do të jetë kërcënim për paqen e shoqërisë lokale, por do të provohet se ajo do të jetë një burim i paqes dhe i sigurisë.

2015-10-07-Almere-Ceremony-001Shenjtëria e tij tha:

“Është detyrë për një musliman të vërtetë që të ketë dashuri dhe dhembshuri ndaj të gjithë të tjerëve dhe të jetë kujdestar i paqes në shoqëri. Le të jetë e qartë, pra, se kjo xhami, gurthemelin e së cilës vumë sot, do të dëshmojë të jetë një simbol i lavdishëm i paqes, sigurisë dhe vend i shenjtë për të gjithë”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi vijoi:

“Kjo xhami kurrë nuk do të jetë kërcënim për paqen e shoqërisë. Ajo kurrë nuk do të jetë mjet i përçarjes ose i armiqësisë. Përkundrazi, ajo do të shërbejë për të bashkuar njerëzimin. Kjo do të krijojë një frymë të vëllazërisë së vërtetë dhe të dashurisë. Xhamitë ahmediane janë fenerë të paqes që ndriçojnë shoqërinë me dashuri, dashamirësi dhe respekt të ndërsjellë. Nga kjo xhami ju do të dëshmoni angazhimin e Islamit ndaj paqes dhe lirisë fetare që do të shndritë në çdo drejtim”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-007Udhëheqësi fetar tha se xhamia e vërtetë mirëpret të gjithë njerëzit paqësorë, pavarësisht nga dallimi i fesë apo i origjinës.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Dua t’ju bëj të qartë se pasi xhamitë konsiderohen si shtëpitë e Allahut, ato janë të hapura për të gjithë njerëzit paqedashës. Xhamitë tona nuk kanë plane të fshehta dhe as nuk janë ndërtuar për qëllime të tilla. Përkundrazi, dyert e kësaj dhe të xhamive të tjera, do të jenë të hapura përgjithmonë”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-008Shenjtëria e tij përfundoi fjalën duke falënderuar autoritetet lokale dhe njerëzit e tjerë që mbështetën përpjekjet e Xhematit Musliman Ahmedia, për të ndërtuar xhami në Almere.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi përfundoi fjalimin duke thënë:

“Unë do të doja të shpreh mirënjohjen time të përzemërt për autoritetet lokale dhe për njerëzit që kanë mbështetur përpjekjet tona për të ndërtuar një xhami këtu. Kjo është për shkak të mirësisë dhe zemërgjerësisë suaj që njerëzit që dikur ishin të përndjekur e të privuar, tani janë në gjendje të jetojnë me lirinë e vërtetë fetare dhe së shpejti do të jenë në gjendje për t’u falur në xhaminë e tyre të re, inshaAllah. Fakti se ata jetojnë në paqe, është një dëshmi e madhe për këtë komb dhe njerëzit e tij”.

2015-10-07-Almere-Ceremony-009Pas fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmedi vuri gurthemelin e xhamisë Bejtul Afijet.

Bashkëshortja e Shenjtërisë së tij, Znj. Amtul Sabuh Begum, gjithashtu vuri një gur në themel dhe pastaj edhe një numër zyrtarësh kombëtar dhe lokal të Xhematit Musliman Ahmedia vendosën nga një gurë në themel.

Ceremonia përfundoi me një lutje të heshtur të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp