Muslimanët ahmedianë të sapoanëtarësuar të Francës takuan udhëheqësin shpirtëror të tyre
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Muslimanët ahmedianë të sapoanëtarësuar të Francës takuan udhëheqësin shpirtëror të tyre

konvertimet ne Islam al ahmedia

Një delegacion i muslimanëve ahmedianë nga Franca mbërriti në Holandë për të takuar Hazret Mirza Masrur Ahmedin, udhëheqësin botëror të Xhematit Musliman Ahmedia.

Më 11 tetor 2015, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mori pjesë në një mbledhje me një delegacion francez prej 22 vetash, të cilët udhëtuan nga Franca në Holandë për të takuar liderin e tyre shpirtëror në xhaminë Bejtun Nur, të Nunspeet-it. Takimi u zgjat për më shumë se një orë. Ky delegacion përbëhej nga 22 shtetas francez me kombësi franceze, algjeriane, marokene, mali dhe mauritus. Secili nga anëtarët e delegatës patën mundësi ta takonin Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar e t’i drejtonin pyetjet që dëshironin në lidhje me fenë dhe çështje të ndryshme.
2015-10-11-Converts-002Në lidhje me përhapjen e Xhematit Ahmedia në Francë, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Sot, pjesa dërrmuese e botës e sheh Islamin nga një këndvështrim i gabuar, andaj, është detyra e ahmedianëve lokal që t’u tregojnë francezëve mësimet e vërteta e paqësore të Islamit. Kurrë mos harroni, që asnjë përpjekje e juaj nuk mund të jetë e bekuar, nëse ajo nuk shoqërohet me lutje”.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, vijoi:

“Gjatë vizitës sime në Holandë, kam dhënë një sërë intervistash dhe gazetarët më pyetën nëse jam i dëshpëruar ose i zemërthyer duke parë situatën e muslimanëve. U thashë se po të dëshpërohemi ne, nuk do të mund të kryejmë misionin tonë. Ata që destinojnë të korrin sukses, asnjëherë nuk dorëzohen. Kështu që, të gjithë muslimanët ahmedianë duhet të jenë të vendosur për të përhapur mesazhin e Ahmediatit anembanë botës”.

Një i sapoanëtarësuar pyeti për vështirësitë që disa ahmedianë të rinj hasin, kur familjet dhe miqtë e tyre i braktisin për shkak të Ahmediatit. Hazret Kalifi i Pestë bëri lutje që vështirësitë e tyre të zgjidhen shpejt dhe shtoi që sprova të tilla asnjëherë nuk duhet të dobësojnë besimin e njeriut.

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, tha:

“Po Hazret Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) dhe sahabët e tij, a nuk bënë sakrificë pas sakrifice për hir të besimit? A nuk u përballën edhe ata me të gjitha format e persekutimit, të bërë në emër të besimit? Andaj, për hir të besimit, një musliman ahmedian gjithnjë duhet të jetë i gatshëm për të dhënë çdo sakrificë”.

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, vijoi:

“Edhe nëse familjet dhe të afërmit tuaj, ju kundërshtojnë dhe ju persekutojnë vetëm sepse jeni muslimanë ahmedianë, prapëseprapë, ju duhet të keni dashuri e dhembshuri për ta, të përmbushni nevojat e tyre e të kujdeseni për ta, sepse pikërisht kështu na mëson Islami”.

Në fund të mbledhjes, po në xhami, ahmedianët e sapoanëtarësuar bënë Bejt (besëlidhje) në dorën e Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar.

 

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp