Ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Ahmedia për Teologjinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Ahmedia për Teologjinë

20 të diplomuar marrin diplomat e tyre nga Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia

Xhemati Musliman Ahmedia me gëzim njofton që më 11 janar të vitit 2014, “Xhamia Ahmedia” të Britanisë së Madhe (Universiteti Ahmedia për Teologji) për herë të dytë zhvilloi Ceremoninë e Diplomimit në ambientet e tij në Haslemere, në Surrey.

Ceremonia u udhëhoq nga Udhëheqësi Botëror, Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi.

Gjatë ceremonisë, 20 studentë që kanë mbaruar studimet, morën diplomat e tyre me titullin “Shahid”, të certifikuar nga vetë Kalifi i kohës dhe kështu u regjistruan njëkohësisht si misionarë zyrtarë të Xhematit Musliman Ahmedia.
Convocation-Jamia-UK-2013-2
Pas dhënies së diplomave, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti një fjalim emocionues dhe besimnxitës, në të cilin ai u kujtoi të sapodiplomuarve përgjegjësitë e tyre të mëdha si ambasadorë të Kalifit dhe të Mesihut të Premtuar a.s.

Kalifi tha se kualifikimi i tyre si misionarë nuk do të thotë se studimet e tyre kanë mbaruar, përkundrazi ato sapo kanë filluar.
Convocation-Jamia-UK-2013-4 Convocation-Jamia-UK-2013-3
Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Asnjëherë mos mendoni se ngaqë e keni mbaruar “Xhamia Ahmedia-në”, keni mësuar gjithçka që ju duhet. Përkundrazi, keni mësuar vetëm metodat e studimit të mëtejshëm dhe disa gjëra elementare. Tani e tutje juve ju duhet patjetër që ta pasuroni veten e të shtoni dijen tuaj edhe në shkencat që keni studiuar, edhe në shkencat që nuk keni studiuar ende”.

Hazret Kalifi i kohës tha se është thelbësore që misionarët e rinj të mos e kufizojnë veten vetëm deri në studimet fetare, por gjithashtu të kenë njohje të thellë të çështjeve të kohës, në mënyrë që ata të jenë të aftë t’u përgjigjen nevojave të shoqërisë së sotme.

Në fjalimin e tij Kalifi gjithashtu shpjegoi se Kurani Famëlartë flet për dy lloj dijetarësh fetarë. Ka dijetarë të cilët i frikësohen Zotit, që përulen para Tij dhe ndihen të obliguar t’i shërbejnë njerëzimit, por ka edhe dijetarë të korruptuar, të cilët nuk i sjellin njerëzit afër Zotit, madje bëhen pengesë për ta në rrugën drejt Zotit. Hazret Kalifi i Pestë tha se me bekimin e Allahut, misionarët ahmedianë i përkasin kategorisë së parë dhe kështu ai i këshilloi të sapodiplomuarit që të bëhen më shumë të përulur dhe të praktikojnë gjithmonë atë që predikojnë.
Convocation-Jamia-UK-2013-5
Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar tha se misionarët ahmedianë janë përfaqësues të Kalifit, andaj, ata duhet të mësojnë e të praktikojnë gjithçka që u mëson Kalifi. Ai gjithashtu tha:

“Pulsi i misionarëve ahmedianë gjithmonë duhet të jetë i sintonizuar me përpikëri në rrahjet e zemrës së Kalifit”

Të sapodiplomuarit, brenda një muaji të ardhshëm, do të udhëtojnë drejt Spanjës ku do të bëjnë përpjekje për të përhapur mësimet e vërteta paqësore të Islamit, anembanë vendit.
Convocation-Jamia-UK-2013-6
Duke folur për udhëtimin e tyre, Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar tha:

“Sipas porosisë sime, klasa juaj do të shkojë në Spanjë për të përhapur Islamin e vërtetë anembanë vendit. Inshallah, ky hap do të bëhet mjet për të vënë një themel të fortë të rivendosjes së Islamit të vërtetë e paqësor”.

Convocation-Jamia-UK-2013-7
Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbylli fjalën e tij me lutjen:

“Siç do ta nisni jetën tuaj praktike si misionarë, Zoti ju mundësoftë që ta provoni veten jashtëzakonisht të suksesshëm në të gjitha aspektet dhe ju bëftë ndihmëtarë të vërtetë të Kalifit të kohës.”

 Convocation-Jamia-UK-2013-8

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp