“Një ditë, ne do të fitojmë zemrat e njerëzve” – Udhëheqësi i Xhematit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Një ditë, ne do të fitojmë zemrat e njerëzve” – Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia

Islami ne Kanada

Hazret Mirza Masrur Ahmed u intervistua nga media kanadeze në Xhelsa Salanën (Mbledhjen Vjetore) të Kanadasë.

Më 7 tetor 2016, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Shenjtëria e tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed zhvilloi një konferencë për shtyp me përfaqësuesit e medies kanadeze. Ndër të pranishmet, ishin edhe CTV dhe Toronto Star.

Konferenca për shtyp u zhvillua gjatë ditës së parë të Mbledhjes Vjetore të 40-ët të Xhematit Musliman Ahmedia të Kanadasë, në “International Centre” në Mississauga.

Islami ne KanadaGjatë konferencës 35-minutshe, Shenjtëria e tij u pyet për mendimet e tij për vendosjen e paqes në botë, për kërcënimin gjithnjë në rritje të terrorizmit e të ekstremizmit dhe për qëllimin e vizitës së tij në Kanada.

Duke folur për vizitën e tij aktuale në Kanada, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Këtë vit, Xhemati Musliman Ahmedia kremton 50-vjetorin e themelimit të tij, andaj, xhemati vendas më kërkoi të vija e t’i drejtohesha Mbledhjes Vjetore”.

Islami ne KanadaPër pyetjen se si Xhemati Musliman Ahmedia po përhap paqen në botë, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Islami ndalon të gjitha format e ekstremizmit e të terrorizmit. Andaj, sulmet vetëvrasëse, prerje kokash, vrasja e njerëzve të pafajshëm të gjitha këto janë kundër mësimeve të Islamit. Ky është mesazhi që ne e propagandojmë dhe e përhapim gjerësisht”.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me sloganin e Xhematit Musliman Ahmedia “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Rëndësia e këtij mesazhi është e qartë në botën e sotme, në një botë ku dhuna dhe trazira kanë përfshirë shumë vende të saj. Kështu, mesazhi “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”, nuk është një mesazh vetëm për muslimanët, por për të gjithë njerëzit. Në shoqërinë e sotme, kemi nevojë të shfaqim butësinë, dhembshurinë dhe të përmbushim detyrimet që kemi ndaj njëri-tjetrit”.

Gjatë konferencës për shtyp, Shenjtëria e tij dënoi rolin ekstremist të klerikëve muslimanë në përhapjen e ekstremizmit dhe të radikalizmit te një pjesë e muslimanëve. Shenjtëria e tij tha se klerikët e tillë:

“i kanë shtrembëruar krejtësisht mësimet e vërteta të Islamit”.

Ai gjithashtu këshilloi autoritetet të marrin masa të rrepta ndaj çdo kleriku që përhap ekstremizmin.

Kur u pyet për mendimet e tij për vlerat kanadeze, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Jam i gëzuar që në Kanada ka shoqëri multikulturale, në të cilën ekzistojnë lira e fesë dhe lira e shprehjes. Unë kënaqem sa herë që më jepet mundësia për ta vizituar Kanadanë”.

Në lidhje me përpjekjet e Xhematit Musliman Ahmedia për të frenuar ekstremizmin, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Ne nuk kemi ndonjë fuqi të botës, andaj, gjithçka që mund të bëjmë është që të predikojmë paqësisht mësimet e vërteta të Islamit. Ky është një proces i ngadaltë, por një ditë, ne do të fitojmë zemrat e njerëzve dhe brutalitetet që ekzistojnë sot në botë, do të ndalen. Jemi shumë të vendosur, kështu që, asnjëherë nuk do të heqim dorë nga detyrat tona”.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp