25-vjetori i televizionit MTA Ndërkombëtar – Pritje historike
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

25-vjetori i televizionit MTA Ndërkombëtar – Pritje historike

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia tha që MTA përbën një përmbushje të shpalljes:

“Unë do të çoj mesazhin tënd deri në skajet e botës”.

Më 15 Maj 2017, Xhemati Musliman Ahmedia organizoi një pritje speciale për të shënuar 25-vjetorin e stacionit të tij televiziv 24 orësh, gjithashtu global edhe në shumë gjuhë të ndryshme që quhet Televizioni Ndërkombëtar Musliman Ahmedian ( MTA –Muslim Television Ahmadiyya International).

kanali televiziv televizioni MTAEventi historik u hijeshua nga prezenca e Kalifit të Pestë udhëheqësit botëror të Xhematit, Hazret Mirza Masrur Ahmed, Allahu e ndihmoftë fuqimisht. Ai mbajti një fjalim të veçantë që shënonte këtë rast, në të cilin tha se si themelimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm MTA Internacionale ishte një përmbushje e shpalljes hyjnore ndaj Imam Mehdiut, themeluesit të Xhematit Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmed (paqja qoftë mbi të). Shpallja në fjalë ishte:

“Unë do të çoj mesazhin tënd deri në skajet e botës”.

kanali televiziv televizioni MTAPërpara se të mbahej fjalimi, u paraqit një raport nga z. Munir-ud-din Shams, Drejtori Menaxhues i MTA Internacional, aty ai nënvizoi historinë e MTA dhe përgëzoi ata që e kishin çuar më përpara kauzën e saj, si në të shkuarën, ashtu edhe sot.

Më pas, audienca, që përbëhej nga përfaqësues ekzekutiv të studiove të MTA në të gjithë botën si edhe nga stafi i MTA qendrore, ndoqën një dokumentar të shkurtër, i cili shpalosi momentet më të shënuara dhe historike të MTA.

kanali televiziv televizioni MTAMë vonë, udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti fjalimin kryesor. Shenjtëria e tij theksoi se që nga momenti i konceptimit, MTA ka përparuar me hapa të mëdhenj dhe sot ajo transmeton nëpërmjet disa kanaleve të ndryshme dhe ka themeluar me dhjetëra studio nëpër botë. Shenjtëria e tij tha se suksesi i këtij kanali vinte si për shkak të bekimit dhe mirësisë së Zotit të Plotfuqishëm. Ai gjithashtu foli se si përmbajtja e MTA ishte e ndryshme nga ajo e të gjithë stacioneve të tjera televizive dhe se si ajo përbënte një mjet për shpërndarjen e mesazheve të paqes dhe moralit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

Përmbajtja e MTA është krejtësisht e ndryshme nga ajo e kanaleve të tjera, pasi programet tona janë ato që komunikojnë vetëm mësimet e moralit dhe të devotshmërisë dhe janë mjete të pasurimit shpirtëror për shikuesit e tyre. Ato nuk përmbajnë asnjë lloj forme të imoralitetit, paturpshmërisë dhe padrejtësisë.

kanali televiziv televizioni MTADuke reflektuar mbi fillimet e thjeshta të këtij kanali televiziv, Shenjtëria e tij tha se fillimisht MTA transmetonte vetëm hutben e ditës së xhumasë. Pas pak kohësh filloi të transmetonte programe ditore dhe si përfundim është shndërruar në një kanal televiziv ndërkombëtar në shumë gjuhë të ndryshme i cili transmeton çdo ditë 24 orë në shkallë globale.

Shenjtëria e tij përgëzoi punonjësit dhe vullnetarët pionierë të cilët i kanë shërbyer MTA-së që nga fillimi. Ai theksoi se si shumë prej tyre nuk kishin aspak njohuri mbi teknologjinë e transmetimit televiziv dhe se si ata kishin mësuar rreth kësaj pune falë sinqeritetit dhe përkushtimit të tyre. Në ndryshim me stacionet e tjera televizive, Shenjtëria e tij theksoi se MTA i ka realizuar operacionet e saj në shkallë të gjerë pa kurrfarë të ardhurash nga reklamat apo fondet shtetërore. Ai tha se diçka e tillë ishte bërë e mundur vetëm falë ndihmës së Zotit të Plotfuqishëm.

Hazret Mirza Masrur Ahmed:

“Burimet financiare të Xhematit Musliman Ahmedia janë shumë të kufizuara, dhe për shkak të kësaj është logjikisht e pamundur për ne që të drejtojmë një kanal global televiziv të dedikuar siç është MTA, pasi kostot janë kaq frenuese. Për shembull vetëm kostot e transmetimit Live nëpërmjet satelitit kërkojnë disa miliona paund çdo vit. Pavarësisht çdo gjëje, Allahu i Plotfuqishëm ka bekuar pafundësisht burimet tona në atë mënyrë që ne jo vetëm t’i përballojmë këto kosto të stërmëdha, por edhe të jemi në gjendje të ndërtojmë studio të cilësisë së lartë në shumë vende të ndryshme”.

Shenjtëria e tij tha se një faktor kyç në zvogëlimin e kostove  ishte shpirti i vullnetarizmit i ngulitur në MTA që nga fillimi i saj. Ai tha se në të gjitha shtetet, burra gra e fëmijë punojnë vullnetarisht me orare të zgjatura në shërbim të MTA.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Jam shumë i kënaqur të shikoj se si shpirti i vullnetarizmit te MTA vazhdon të rritet edhe falë orëve të shumta që njerëzit ofrojnë të punojnë aty Xhemati po kursen shumë. Ndërsa ndërtimi i studiove apo blerja e pajisjeve kushton shumë para, fakti që ne kemi vullnetarë siguron që këto shpenzime mbahen në një nivel minimal të mundshëm në krahasim me televizionet e tjera.”

kanali televiziv televizioni MTAShenjtëria e tij theksoi se sipas profecisë së Profetit të Shenjtë Muhammed s.a.v.s., përhapja e Islamit do të arrinte majat gjatë periudhës së Mesihut të Premtuar a.s. dhe se muslimanët ahmedianë po e shohin diçka të tillë me sytë e tyre.

Shenjtëria e tij tha se ai kishte marrë shumë letra nga shumë njerëz nga e gjithë bota, në të cilat ato shkruanin se si e kishin pikasur krejt rastësisht MTA-në dhe se si ky kanal i kishte tërhequr ato si me magnet duke bërë të mundur që ato të mësonin për herë të parë mësimet e vërteta të islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Sot në botë ka shumë pjesë ku asnjë prej misionarëve tanë apo kushdo ahmedianë nuk ka mbërritur asnjëherë, dhe prapëseprapë përmes MTA-së, mësimet e vërteta të Islamit kanë mbërritur dhe kanë patur një ndikim të thellë te njerëzit e këtyre vendeve… Elhamdulillah, shumë nga këta njerëz e kanë pranuar Ahmediatin dhe kanë hyrë nën mburojën e Mesihut të Premtuar a.s.”

Ndërsa lavdëronte ata njerëz që kishin kontribuuar në MTA gjatë gjithë ekzistencës së saj, Shenjtëria e tij tha se sekreti i vërtetë i këtij suksesi ishte ndihma dhe mbështetja e vazhdueshme e Zotit të Plotfuqishëm.

Duke theksuar rrugët e reja që po përdoren nga MTA, Shenjtëria e tij nënvizoi suksesin e shërbimit On-Demand të MTA dhe gjithashtu përhapjen e saj të madhe përmes mediave sociale.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Mënyrat e informimit po ndryshojnë dhe kështu njerëzit në vend që ta shohin MTA-në vetëm përmes televizorit të tyre, tanimë preferojnë që hutbet e mija të së xhumasë ose evente të tjera të Xhematit t’i ndjekin përmes Live Stream (drejtpërdrejt në internet) në kompjuterët dhe pajisjet portabël të tyre dhe nëse nuk e kanë të mundur t’i ndjekin drejtpërdrejt (live), ata preferojnë ta shohin atë më vonë në internet. Qindra mijëra veta i ndjekin në këtë formë edhe nëpërmjet mediave sociale ne po arrijmë audienca shumë më të mëdha se më parë.”

kanali televiziv televizioni MTANë mbyllje të fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed porositi:

“Ndërkohë që po arrijmë në çerekshekullin e parë të këtij institucioni të bekuar, unë lutem që MTA të vazhdojë të përparojë dhe të çojë përpara objektivat e saj për të arritur çdo cep të botës dhe të bëjë me dije të gjithë njerëzit e kësaj bote rreth mësimeve të vërteta të Islamit. Dhe ndërkohë që agimi i periudhës së re të MTA po zbardh, ne kurrë nuk duhet të ulemi dhe të pushojmë në shenjë vetëkënaqësie ndaj arritjeve tona të së shkuarës.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi:

“Ne duhet të marshojmë përpara me shpirtin e vendosmërisë, sinqeritetit dhe përkushtimit dhe duhet të kuptojmë që është përgjegjësia jonë personale të sjellim njerëzimin më pranë Krijuesit të tyre dhe të bëjmë botën me dije rreth nevojës së përmbushjes së të drejtave të njëri-tjetrit.”

kanali televiziv televizioni MTAEventi përfundoi me një dua të heshtur të udhëhequr nga Shenjtëria e tij.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp