Kalifi i Xhematit mban fjalim para Shoqatës së Arkitektëve e Inxhinierëve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Kalifi i Xhematit Musliman Ahmedia mban fjalim para Shoqatës Ndërkombëtare të Arkitektëve dhe Inxhinierëve Ahmedianë

bamiresia sakrifica

Hazret Mirza Masrur Ahmed thotë që shërbimi ndaj njerëzimit është një pjesë thelbësore e fesë Islame.

Më 13 maj 2017, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed, drejtoi Simpoziumin Vjetor të Evropës të Shoqatës Ndërkombëtare të Arkitektëve dhe Inxhinierëve Ahmedianë (IAAAE – International Association of Ahmadi Architects and Engineers). Simpoziumi u mbajt në xhaminë Baitul-Futuh të Londrës.

Gjatë fjalimit të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed lavdëroi punën e IAAAE dhe këshilloi që ajo duhet të përpiqet të shtojë aktivitetet e saj humanitare. Ai gjithashtu tha se anëtarët e IAAAE duhet të përmirësojë çdo të metë apo dobësi.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Me bekimin e Allahut, përgjatë trembëdhjetë apo katërmbëdhjetë viteve të fundit, IAAAE e Evropës ka bërë një punë të mrekullueshme dhe çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz po bëhen pjesë e projekteve dhe skemave të saj të ndryshme. Un jam i kënaqur kur shoh se vullnetarë të rinj po i shtohen IAAAE çdo vit, duke ofruar shërbimet e tyre për hir të Islamit dhe njerëzimit në këtë rrugë.”

Shenjtëria e tij tha se shumë muslimanë ahmedianë të rinj bënë sakrifica në mënyrë që të dedikonin jetën e tyre për t’i shërbyer Zotit dhe njerëzimit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Me bekimin e Allahut, ka disa muslimanë ahmedianë të rinj që kanë dedikuar jetën e tyre të cilët kanë fituar tashmë eksperiencë shumë të mirë nëpër kompani të jashtme por në vend të kërkimit të pasurisë materiale, ata janë të motivuar vetëm nga dëshira për t’i shërbyer fesë dhe njerëzimit. Kështu që, ata po përmbushin zotimin e tyre për t’i shërbyer Xhematit Musliman Ahmedia me kohë të plotë dhe janë plotësisht të kënaqur duke pranuar vetëm shumat minimale të të ardhurave të ofruara nga Xhemati.”

Shenjtëria e tij tha se një frymë e tillë nuk gjendet vetëm mes muslimanësh ahmedianë në Evropë, madje muslimanë ahmedianë përreth botës po përdorin ekspertizën e tyre për t’i shërbyer njerëzimit përmes projekteve të ndryshme të tilla si skema e fshatit model dhe projektit Uji për jetë, përmes të cilave IAAAE instalon pompa të reja uji ose riparon ato të vjetrat.

Shenjtëria e tij tha se është obligim fetar për muslimanët ahmedianë të përpiqen të ndihmojnë anëtarët e privuar dhe të cenuar të shoqërisë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Si Xhemat, burimet tona janë shumë të kufizuara, por pavarësisht gjithçkaje ne duhet të përdorim çfarëdo lloj burimi që kemi në dispozicion në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që ne t’u sigurojmë ujë të pastër e të pijshëm sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi :

“Mos harroni, do të mbetet gjithmonë detyra jonë t’u shërbejmë atyre që janë më të pafat, të kujdesemi për ta dhe të kërkojmë të largojmë dhimbjen dhe vështirësitë e tyre.”

Në përfundim, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha :

“Shumë nga vullnetarët tanë, të cilët janë rritur në komfortin e botës perëndimore, kanë udhëtuar në vendet më të largëta e më të privuara të Afrikës vetëm e vetëm për t’i shërbyer njerëzimit. Ato kanë udhëtuar nëpër rrugë me pluhur dhe me gropa dhe kanë mbërritur nëpër vende ku nuk ka rrugë fare.”

Hazret Mirza Masrur Ahmed vazhdoi :

“Unë habitem gjithmonë se si me aq shumë durim ata përballojnë kushtet ekstremisht të vështira dhe sfiduese dhe fokusohen në plotësimin e detyrave të tyre me buzëqeshje në fytyrë. Unë vlerësoj tej mase përpjekjet e tyre të sinqerta dhe i lutem Allahut që t’ua shpërblej pafund për këto shërbime dhe t’i bekojë shumëfish përpjekjet e tyre.”

Më herët gjatë mbrëmjes, Z. Muhammad Akram Ahmedi, kryetari i IAAAE të Evropës, prezantoi një raport në të cilin ai theksoi aktivitet dhe projektet kryesore të IAAAE gjatë vitit të shkuar. Ai bëri me dije se tema e simpoziumit ishte “Shfrytëzimi i natyrës në shërbim të njerëzimit” dhe një sërë leksionesh ishin mbajtur në lidhje me këtë gjë.

Ai gjithashtu informoi se gjatë vitit të kaluar, IAAAE kishte ndërtuar 5 fshatra modele, të cilët ofrojnë shërbime të ndryshme si shëndetësia, agrikultura, elektriciteti dhe ujë të pastër e të pijshëm në fshatra të largëta të Afrikës. Projekte të tjera të ndryshme gjithashtu po zbatohen njëherësh, duke përfshirë këtu Uji për jetën dhe Ndërtimi i xhamive.

Eventi përfundoi me një dua të heshtur të drejtuar nga Hazret Mirza Masrur Ahmed.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp