Humanity First shpërndan ushqime për 75 familje në nevojë në Fier
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First shpërndan ushqime për 75 familje në nevojë në Fier

Humanity First Fier

Xhemati Musliman Ahmedia në bashkëpunim me organizatën “Humanity First” (Njerëzimi së pari), shpërndanë më 17 korrik pako ushqimore me mbi 60 kilogram për 75 familje në nevojë në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij. Me bekimin e Zotit në këtë aksion, shpërndamë 4,8 ton ushqime bazë si miell, oriz, makarona, vaj, fasule, salcë, sheqer etj.

Ka mjaftuar vetëm një sugjerim i Liderit Botëror Shpirtëror të këtij Xhemati, Hazret Mirza Masroor Ahmad, Kalifi i V i Mesihut të Premtuar a.s., që të ndihmohen nevojtarët, për të mobilizuar organizatën “Humanity First”, në financimin e ndihmave për njerëzit në nevojë. Ndihma të tilla janë shpërndarë edhe në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë etj. Të rinjtë e Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, iu përgjigjën sugjerimit të Kalifit dhe Presidentit të Xhematit, Samad Ghori, duke iu bashkuar kësaj nisme.

Në këtë rast mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, njëherësh ish-deputet në këtë Qark, z. Armando Subashi, i cili falënderoi Xhematin për organizimin, ndërsa shtoi se të tilla nisma duhen vazhduar nga të gjithë, për t’i lehtësuar sa më shumë që të jetë e mundur nevojtarët.

Nga ana e tij, Presidenti i Xhematit të Shqipërisë, Samad Ghori, falënderoi kryetarin e Bashkisë për krijimin e infrastrukturës dhe lehtësirave në këtë aksion humanitar, dhe shtoi që kjo bamirësi erdhi falë ndihmës së degës së Gjermanisë së organizatës “Humanity First”. Ai gjithashtu tregoi se si organizata në fjalë është e angazhuar në vendet më të varfra të Afrikës për t’i shërbyer njerëzimit.

Me buzëqeshje, të rinjtë ahmedianë jetësuan motot: “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd” dhe “Në shërbim të njerëzimit”, duke fituar zemrat dhe respektin e atyre njerëzve.

Disa foto nga aktiviteti:

Humanity First Fier Humanity First FierHumanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier Humanity First Fier

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp