Kurban Bajrami: Xhemati Musliman Ahmedia ndihmon 115 familje në nevojë

Kurban Bajrami është festa që na jep mësimin e sakrificës. Organizata Humanity First, dega e Gjermanisë, në bashkëpunim me Xhematin Musliman Ahmedia të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, me datën 23 gusht 2018, shpërndau 460 kg mish mes 115 familjeve në nevojë të Tiranës. Xhemati Musliman Ahmedia vepron me moton e tij “Dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd”. Elhamdulil-lah!
Këtë event e nderoi me praninë e saj Znj. Loreta Aliko, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Kultet. Znj. Aliko falënderoi Humanity First dhe Xhematin Musliman Ahmedia të Shqipërisë për këtë ndihmesë.
Samad Ghori, President i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë falënderoi Znj. Aliko për ta nderuar aktivitetin me praninë e saj dhe gjithashtu përfaqësuesit e Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë së Tiranës Znj. Migena Spaho dhe të tjerë për bashkëpunimin e shkëlqyer. Falë kësaj strukture të Bashkisë, familjet në nevojë janë mbledhur në Qendrën Sociale Multidisiplinare, ku 100 pako iu shpërndanë njerëzve në nevojë në mënyrë të shpejtë e të saktë.
Përveç këtyre, Xhemati u dhuroi edhe 15 familjeve të tjera po në Tiranë.
Disa foto nga aktiviteti: