Mish i Kurbanit për 50 familje në nevojë të Këlcyrës nga Humanity First

Me rastin e Kurban Bajramit, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë, nëpërmjet organizatës së tij humanitare “Humanity First”, shpërndau mishin e Kurbanit mes 50 familjeve në nevojë të Këlcyrës.
Aktviteti u realizua më 21 korrik 2021, në bashkëpunim me Bashkinë e Këlcyrës. Është kënaqësi për Xhematin Musliman Ahmedia që mishi i Kurbanit është ndarë me disa familje të nderuara të Këlcyrës. Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërsië u është mirënjohës për pjesëmarrje familjeve dhe Bashkisë së Këlcyrës për bashkëpunimin. Kryetari i Bashkisë Z. Klement Ndoni i shprehu falënderime organizatës “Humanity First” dhe Fondacionit Xhemati Musilman Ahmedia të Shqipërisë për këtë ndihmesë.

Vullnetarët e Humanity First me Zëvendëskryetarin e Bashkisë së Këlcyrës Z. Riza Allamani