Ndihma humanitare në fshatra të thella në Selenicë, Vlorë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ndihma humanitare në fshatra të thella në Selenicë, Vlorë

selenice vlora bamiresia

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, me 4 shkurt 2018, bashkë me Khuddam (djemtë) e Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë, çuam ndihma në disa fshatra të Selenicës, në rrethin e Vlorës. 31 familjeve u janë dhënë pako ushqimesh, familje të cilat janë në varfëri ekstreme.

Fillimisht takuam në Vlorë kryetarin e Bashkisë së Selenicës z. Përparim Shametaj. Pasi i prezantuam Xhematin dhe Udhëheqësin botëror të Xhematit, diskutuam si mund ta realizonin aksionin. I jemi mirënjohës që na dha kontakte të duhura për të shpërndarë ndihma në disa fshatra të thella të Selenicës. Vizituam fshatin Picar, Peshkëpi, Lubonjë dhe Kotë. Me këtë aksion Zoti na dha mundësi ta shikonim nga afër gjendjen reale të njerëzve. Zoti i ndihmoftë dhe ua zgjidhtë hallet!

Ndihma në Selenicë, Vlorë

Zoti i ndihmoftë ata që jetojnë në kaq mjerim!Dashuri për të gjithë, urrejtje për askëndhttps://www.ahmadiyya-islam.org/al/njoftim-per-shtyp/ndihma-ne-fshatra-selenice-vlore/

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Monday, 5 March 2018

Takim me kryetarin e bashkisë së Selenicës z. Përparim Shametaj dhe ndihma për 31 familje në nevojë. Elhamdulil-lah.

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Monday, 5 March 2018

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp