Lideri musliman dënon dhunën ndaj muslimanëve të Rohingyasë, Mjanmar
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Udhëheqësi i Xhematit Ahmedia dënon persekutimin ndaj muslimanëve të Rohingyasë në Mjanmar

muslimanët Rohingya në Mjanmar

Xhemati Musliman Ahmedia dënon në mënyrën më të fortë të mundshme persekutimin ndaj muslimanëve të Rohingyasë në Mjanmar (Burma).

Raportohet që muslimanët në një numër të madh po vriten dhe mijëra të tjerë janë dëbuar nga vatrat e tyre. Kjo sjellje mund të quhet vetëm fyerje ndaj njerëzimit.

Xhemati Musliman Ahmedia apelon Komunitetin Ndërkombëtar të ndihmojë muslimanët në Mjanmar që ata të gëzojnë lirinë dhe të drejtat themelore të jetë së tyre.

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Kalifi i Pestë, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Të gjithë ahmedianët janë jashtëzakonisht të pikëlluar duke dëgjuar trajtimin barbar që u bëhet muslimanëve të Rohingyasë në Mjanmar dhe ne lutemi që të gjitha këtyre mizorive dhe padrejtësive t’u jepet fund menjëherë.

Fakti që këta muslimanë po vihen në shënjestër dhe nuk ndëshkohet njeri, vjen si pasojë e përçarjes dhe sektarizmit brenda muslimanëve. Nëse kombet dhe shtetet muslimane do të kishin unitet, kurrë nuk do të ndodhnin tragjedi të tilla.

Në emër të Xhematit Musliman Ahmedia, shpresoj dhe lutem që Komuniteti Ndërkombëtar të bashkohet për të ndihmuar muslimanët në Mjanmar dhe në këtë përpjekje kombet muslimane të qëndrojnë në pararojë.

I lutem Allahut që persekutimi ndaj muslimanëve në Mjanmar dhe gjithashtu ndaj të gjithë atyre që u mohohet e drejta e besimit në të gjithë botën, të marrë fund. Ne besojmë se të gjithë njerëzit janë të lirë të praktikojnë besimet e tyre pa pasur aspak frikë dhe se të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë përpara ligjit të vendeve të tyre”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp