Humanity First ndihmon 150 familje në Obiliq të Kosovës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First ndihmon 150 familje në Obiliq të Kosovës

obiliq kosovë bamirësia

Shërbimi humanitar i “Humanity First” në Kosovë (Shtimje, Prishtinë dhe Obiliq)

Humanity First, Serving Mankind – Humanizmi së pari, duke i shërbyer njerëzimit”, kështu quhet motoja e fondacionit ndërkombëtar të themeluar në UK (Angli) në vitin 1995, dhe që është regjistruar në mbi 40 shtete të botës dhe operon në 51 vende në 6 kontinente. Misioni i “Humanity First” është t’i shërbejë shoqërisë në raste emergjente, katastrofash natyrore, konflikesh njerëzore, në zbutjen e rasteve me asistencë sociale, shkollim, mjekësi etj.

Humanity First në Shtimje

Karvani i ndihmës së “Humanity First” përveç shteteve fqinje Maqedoni dhe Shqipëri, u ndal sërish në Kosovë. Në prill të këtij viti ky fondacion ndihmoi me një grant 1500 eurosh gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, në emër të blerjes së kompjuterëve personal me fokus Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve, dhe në përurim të kabinetit ishin të pranishëm edhe përfaqësues komunal të arsimit.

Humanity First në Prishtinë

Kurse në maj të po këtij viti, Down Symdrome Kosova përfitoi nga përkrahja financiare e “Humanity First” si pjesë e shërbimeve psiko-sociale të këtij komuniteti në Prishtinë, kjo marrëveshje u nënshkrua në praninë zyrtare të nënkryetarit të Prishtinës ztr. Pacollit, dhe drejtorit të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ztr. Vitia.

Ky fondacion shtriu dorën e ndihmës edhe në Komunën e Obiliqit, ku më datë 08 korrik përmes drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, përfituan rreth 150 familje, dhe një pjesë e këtyre familjeve ishin edhe nga shoqata Handikos. Në këtë ndihmë përfshiheshin gjëra ushqimore si: 50kg miell, një paketë vaj, sheqer, krip, makaronë etj. Këtij aktiviteti bamirës i dolën në ndihmë edhe përfaqësuesit komunal të drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shumë vullnetarë të fondacionit “Humanity First”.

Përfaqësuesi i “Humanity First” në Kosovë, falënderon gatishmërinë e bashkëpunimit të komunës së Shtimjes, Prishtinës, dhe së fundit të Obiliqit, dhe premton që këto ndihma do të vazhvojnë dhe do të shtrihen në të gjitha komunat e Kosovës.

Disa pamje të aktiviteti:obiliq kosovë bamirësia obiliq kosovë bamirësia obiliq kosovë bamirësia

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp