Humanity First shpërndau mishin e Kurbanit në 140 familje në nevojë në Tiranë dhe përreth
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First shpërndau mishin e Kurbanit në 140 familje në nevojë në Tiranë dhe përreth

mishi i kurbanit bamiresia

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, edhe sivjet organizata humanitare e Xhematit Musliman Ahmedia “Humanity First” shpërndau mishin e Kurbanit në 140 familje në nevojë në Tiranë dhe përreth.

Për të realizuar projektin humanitar, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë kontaktoi Njësinë Bashkiake të Farkës që të mblidhnin 100 familjet në nevojë, të cilat sipas listës së kësaj Njësie, marrin ndihmë ekonomike për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Administratori i Njësisë Bashkiake të Farkës, z. Ardian Tufa iu përgjigj menjëherë thirrjes së Xhematit dhe, në mëngjesin e datës 13 gusht, pra ditën e tretë të Kurban Bajramit, mblodhi 100 familje në nevojë në selinë e Njësisë. Mishi 450 kg u soll në një makinë frigoriferike për shpërndarje.

Ndër të pranishmit për të shpërndarë mishin, ishin administratori i Njësisë z. Ardian Tufa, President i Xhematit Musliman Ahmedia të Shqipërisë Samad Ahmed Ghori dhe përfaqësuesit e tjerë të Xhematit Musliman Ahmedia Ahmedia dhe të Humanity First z. Bujar Ramaj, z. Ervin Xhepa dhe z. Hajdar Aliu.

Xhemati Musliman Ahmedia u shpreh mirënjohje familjeve që erdhën dhe e pranuan këtë ndihmesë të vogël, gjithashtu falënderon edhe Administratorin e Njësisë Bashkiake të Farkës dhe strukturat e saj për bashkëpunimin.

Përveç këtyre 100 familjeve, Xhemati shpërndau mishin e Kurbanit edhe në 40 famlije të tjera që jetojnë përrreth xhamisë së Xhematit.

Lutemi që Zoti i Madhërishëm ua lehtësoftë gjendjen e vështirë të gjithë njerëzve në nevojë dhe ua pranoftë sakrificën kontribuesve të Humanity First dhe të Xhematit Musliman Ahmedia! Amin!

Disa foto të eventit:

mishi i kurbanit bamiresiamishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia mishi i kurbanit bamiresia

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp