Përurohet “Al-Ain”, klinika lëvizëse e syve

Më 23 prill 2017, Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed inauguroi klinikën lëvizëse të syve “Al-Ain” pranë xhamisë Bejtus-Sabuh në Frankfurt.

klinika e syve humanizmiPas inspektimit të klinikës lëvizëse të syve, Shenjtëria e tij zbuloi pllakën përkujtimore për ta çelur zyrtarisht klinikën dhe më pas bëri një lutje të heshtur.

“Al-Ain” klinika e lëvizshme e syve do t’i shërbejë skemës “Dhurata e shikimit” që është një prej projekteve të organizatës humanitare “Humanity First”. Klina është e pajisur me shërbimet si testin e syve, shërbimet bazë mjekësore dhe kirurgjikale.

Klinika lëvizëse, inshaAllah, së shpejti do të niset për në Afrikë, ku do t’u ofrojë një sërë trajtimesh esenciale të syve, duke përfshirë kirurgji të kataraktës, njerëzve që jetojnë në disa prej qyteteve dhe fshatrave më të largëta të Afrikës.

klinika e syve humanizmiDuke iu drejtuar një konference ndërkombëtare të organizuar nga “Humanity First” në janar të vitit 2015, Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Shërbimi ndaj njerëzimit kërkon që ne të mos pushojmë derisa të kemi zgjidhur problemet e të tjerëve dhe të marrim peshën e barrës së tyre mbi shpatullat tona. Kjo kërkon që njeriu të harxhohet nga dashuria për të tjerët, ku ai nuk kujdeset për rehatinë e vet, por vetëm për rehatinë e të tjerëve. Kjo kërkon që njeriu gjithmonë të jetë i gatshëm për të marrë çdo shqetësim të tjerëve, duke ndierë dhimbjen e tyre si dhimbjen e vet. Kjo kërkon që njeriu të jetë i përgatitur për të duruar shqetësimet dhe vuajtjet personale, në mënyrë që të tjerët të jetojnë në paqe dhe lumturi”.