Nxënësja 17-vjeçare hap dyert e xhamisë për të shpëtuar rreth 100 nxënës pas sulmit në SHBA
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Nxënësja 17-vjeçare hap dyert e xhamisë për të shpëtuar rreth 100 nxënës pas sulmit në SHBA

Duaa ahmad dyert e xhamise

Nxënësja 17-vjeçare hap dyert e xhamisë për t’i strehuar rreth 100 nxënësit pas sulmit me thikë në Oshkosh, Wisconsin (ShBA)

Dua Ahmad është heroina e re amerikanë që i shpëtoi mbi 100 nxënës të shkollës së mesme në qytetin Oshkosh, Wisconsin. Kjo ndodhi kur një sulmues ka shtënë me armë dhe ka sulmuar me thikë nxënësit, dhe të gjithë të hutuar vrapuan drejt dyerve të shkollës dhe dolën jashtë në rrugë. Shpëtimtarja 17-vjeçare e cila e dinte fjalëkalimin e hyrjes në xhami vrapoi së bashku me shokët dhe shoqet e shkollës drejt xhamisë “Masjid Qamar (Xhamia e Hënës)”, në të cilën u strehuan rreth 100 nxënës.

Nxënësja 17-vjeçare hap dyert e xhamisë për t'i strehuar rreth 100 nxënësit pas sulmit me thikë në Oshkosh, Wisconsin…

Posted by Xhemati Musliman Ahmedia on Thursday, 5 December 2019

Videoja e kamerës së xhamisë e shfaq gjithë ngjarjen e ndihmës, ku protagonistja e ngjarjes, Dua, së pari hapë derën dhe pret që të sigurohet që të hyjnë të gjithë në xhami. Ajo shprehet se:

Njerëzit më kanë mësuar që t’i ndihmojë së pari të tjerët”. Ajo gjithashtu tha: “E gjitha ndodhi aq shpejt dhe spontanisht, dhe ta dini se një person si unë, nuk do ta mbante në mend fjalëkalimin e hyrjes në xhami në ato momente“.

Duaa AhmadBabai i saj, zotëri Saad Ahmad që është imam dhe sekretar i financave i xhamisë së Xhematit Musliman Ahmedia, thotë se një ditë si kjo nuk do të harrohet kurrë. Ai është mjaft krenar për gjestin e vajzës së saj ku thotë:

Për të bërë këtë gjë me kaq shumë njerëz që shumicën e tyre nuk e njeh, është një gjest i mahnitshëm dhe jam krenar me vajzën time“.

Ky lajm mori dhenë dhe u dha si lajm nga shumë agjensi lajmesh si: CNN, TheMuslimTimes, DailyMail, AbcNews, Fox11News, duke e duartrokitur këtë gjest human nga një vajzë e Komunitetit Musliman.

Kjo sjellje vetëmohuese tregon se heronjtë nuk mbajnë gjithmonë kapele, ndonjëherë heronjtë veshin hixhab.

Share via