Hazret Mirza Masrur Ahmed u bën thirrje muslimanëve ahmedianë për të përhapur pafrikë mësimet paqësore të Islamit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Mirza Masrur Ahmed u bën thirrje muslimanëve ahmedianë për të përhapur pafrikë mësimet paqësore të Islamit

islami ne europe

 

Udhëheqësi i Xhematit Musliman Ahmedia mban fjalimin e xhumasë në Raunheim, Gjermani

Më 21 prill 2017, udhëheqësi botëror dhe Kalifi i Pestë i Xhematit Musliman Ahmedia, shenjtëria e tij Hazret Mirza Masrur Ahmed mbajti fjalimin javor të së premtes në qytetin Raunheim të Gjermanisë.

Gjatë fjalimit, në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 6 mijë besimtarë, shenjtëria e tij nxiti muslimanët ahmedianë që të përhapin mësimet e vërteta të Islamit dhe të jenë krenarë për fenë e tyre.

Ai gjithashtu tha se disa të rinj muslimanë kanë ngurrim të flasin për Islamin për shkak të veprimeve të urryera të disa ekstremistëve muslimanë. Në vend që të ndiejnë turp për të shfaqur besimin e tyre, ata duhet të bëhen më aktivë në përhapjen e mësimeve të vërteta e paqësore të Islamit.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Në një kohë kur disa të ashtuquajtur muslimanë po kryejnë aktet më të tmerrshme e të liga në emër të Islamit, bëhet akoma më e nevojshme për muslimanët ahmedianë që të portretizojnë mësimet paqësore të Islamit pa druajtje. Në fakt, ata duhet të njoftojnë të tjerët se gjendja e mjerueshme e muslimanëve është një dëshmi e madhe për vërtetësinë e Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) sepse ai kishte paralajmëruar se do të vinte një kohë kur një errësirë shpirtërore do të përfshinte gjithë umetin musliman dhe dijetarët e tyre do të mbillnin anarki në tokë. Profeti Muhammed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjithashtu kishte parathënë se në këtë kohë të errësirës shpirtërore, Zoti do të dërgojë një Mesih e Mehdi për ringjalljen e mësimeve të vërteta të Islamit. Ne, muslimanët ahmedianë, jemi me fat që kemi pranuar Mesihun e Premtuar dhe po veprojmë sipas mësimeve të vërteta të Islamit”.

islami ne europeGjatë fjalimit të xhumasë, shenjtëria e tij citoi përshtypjet e disa jomuslimanëve të cilët kishin ardhur në ceremonitë e përurimit apo të gurthemelit të xhamive, gjatë turneut të tij aktual. Ata shprehën haptas që frikët dhe keqkuptimet e tyre rreth Islamit janë larguar tërësisht. Shenjtëria e tij u shpreh se shembuj të tillë duhet të nxisin muslimanët ahmedianë për të shtuar përpjekjet e tyre në përhapjen e mësimeve të vërteta të Islamit si dhe për t’iu ballafaquar fushatës negative dhe të padrejtë që i bëhet Islamit nga media.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Kur dikujt i paraqiten mësimet e vërteta të Islamit, ai me siguri mbetet i impresionuar nga mësimet e tij të virtytshme dhe pranon se ai është një fe paqësore. Prandaj, nuk duhet të kemi asnjë druajtje apo kompleks për të folur rreth Islamit”.

islami ne europeAi përfundoi fjalimin e tij duke ua kujtuar të pranishmëve rëndësinë e vetëreflektimit dhe për të hequr dorë nga arroganca në këmbim të përulësisë.

Hazret Mirza Masrur Ahmed tha:

“Mos gjurmoni gabimet te të tjerët, përkundrazi përqendrohuni në dobësitë tuaja që të përmirësoni gjendjen tuaj. Mbani mend se askush nuk mund të mëtojë se është i pastër nga gabimet”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp