Humanity First dhuron ushqime për familjet me asistencë sociale në Prishtinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

“Humanity First” dhuron 100 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale në Komunën e Prishtinës

humanity first prishtine 2018

Më 19 dhe 20 dhjetor në komunën e Prishtinës vazhdoi aksioni i ndihmave humanitare nga fondacioni ndërkombëtar “Humanity First”. Me moton “Humanizmi së pari, duke i shërbyer njerëzimit”, ky fondacion gjatë këtyre dy ditëve shpërndau ndihma ushqimore për 100 familje në kushte të rënda ekonomike. Përfitues të këtyre ndihmave ishin familjet me asistencë sociale. Përmes bashkëpunimit të ngushtë të “Humanity First” dhe komunës së Prishtinës, përkatësisht Drejtorisë për Mirëqenie Sociale të cilën e drejton znj. Valbona Osmani – Mehmetaj, u mundësua që ndihmat të shpërndahen në disa lokacionet si: Kodra e Trimave, te Qafa, Bregu i Diellit dhe Hajvali.

Më datë 19 dhjetor 2018, ndihmat u shpërndanë në lagjen Kodra e Trimave për 60 familje, disa te qendra për punë sociale dhe disa të tjera shtëpi më shtëpi. Gëzimi i ndihmës u vërejt edhe në fytyrat e familjeve por edhe tek fëmijët e tyre.

Kurse më 20 dhjetor, këto ndihma vazhduan për në lagjet: te Qafa, Bregu i Diellit dhe në Hajvali. Një familjet me asistencë sociale që jetonte në kushte të vështira në Hajvali falënderuan përzemërsisht me fjalët: “Zoti ju shpërbleftë juve që iu ka ra ndër mend me na ndihmu edhe neve në këto ditë të ftohta dimri dhe me borë”.

C:\Users\HP\Desktop\AMJ Shqip\Humanity First\6. Humanity First, Prishtinë, 19-20 dhjetor 2018\12.jpg

Pakoja përfshinte këto produkte ushqimore: një pako vaj, miell, sheqer, krip, makarona, oriz, supë, hajvar, marmelatë etj. Ajo që vlen të përmendet është se produktet ushqimore u zgjodhën të ishin të gjitha vendore, me qëllimin që, përmes ndihmës së familjeve me asistencë sociale t’i ndihmohet edhe tregut të bizneseve kosovare.

C:\Users\HP\Desktop\AMJ Shqip\Humanity First\6. Humanity First, Prishtinë, 19-20 dhjetor 2018\8.jpg

Përfaqësuesi i “Humanity First” në Kosovë falënderon gatishmërinë e bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës dhe vullnetarëve që ndihmuan në këto ditë të ftohta dhe me borë, dhe premtoi që këto ndihma do të vazhdojnë dhe do të shtrihen në të gjitha komunat e Kosovës në muajt në vazhdim.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem