Humanity First Archives
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Humanity First

Humanity First është një organizatë humanitare dhe bamirëse ndërkombëtare që u themelua në vitin 1995 nga Hazret Mirza Tahir Ahmed, Kalif i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia.

Ajo u krijua me synimin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pa dallim feje, kombësie apo përkatësie etnike.

Humanity First vepron sot në dhjetëra vende të botës përmes projekteve humanitare, arsimore dhe shëndetësore. Humanity First UK, Humanity First Deutchland, Humanity First USA, Humanity First Canada, etj., bashkëveprojnë për t’i çuar ndihma në zonat më të prekura në Afrikë, Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Australi etj..

Në vendet e Balkanit Humanity First ka qenë në aktive gjatë luftës në Bosnje dhe në Kosovë. Organizata gjithashtu ka kontribuuar gjatë tërmetit në nëntor 2019 në Shqipëri. Humanity First vijon të kontribuuojë në vendet e Balkanit.

Organizata angazhohet në ndihma emergjente gjatë fatkeqësive natyrore, shpërndarje ushqimesh, ndërtim shkollash dhe mbështetje për komunitetet e varfra.

Një nga parimet kryesore të saj është shërbimi ndaj njerëzimit me frymë vullnetare dhe humanitare.

Shumë prej projekteve realizohen me ndihmën e vullnetarëve dhe donatorëve nga vende të ndryshme të botës.

Përmes aktiviteteve të saj, Humanity First synon të promovojë dinjitetin njerëzor, arsimin, shëndetin dhe solidaritetin shoqëror. Organizata Humanity First punon vetëm për hir të Zotit, pa dallim feje, race, ngjyre apo gjuhe.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem
Share via