Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit

Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit

Në verën 2021, e konkretisht në mesin e muajit korrik, Europa Perëndimore dhe Qëndrore u përballën me përmbytje të rënda. Në këtë katastrofë natyrore humbën jetën më shumë se 220 njerëz, nga të cilët së paku 184 viktima ishin në Gjermani. Më 14 korrik, në disa vende të Gjermanisë, kishte rënë më shumë se 150 litra shi për një metër katror dhe si rrjedhojë shtetet federale si Rheinland-Pfalz dhe Nordrhein-Westfalen pësuan dëme të mëdha jete dhe materiale. Forca e ujit bashkë me një shpejtësi shkatërruese, rrënoi çdo gjë që i dilte përpara. Po ashtu fuqia e erozionit shkatërroi rrugët, urët, godinat etj dhe në një kohë shumë të shkurtër solli dëme të mëdha. Ushtria, ekipet e zjarrfikësve, personelet e urgjencës etj. shkuan në zona të përmbytura për të evikuar njerëzit nga vendet e rrezikuara. Xhemati Musliman Ahmedia gjithashtu bashkë me organizatën e tij humanitare “Humanity First” dhe organizatën e të rinjve “Khuddamul Ahmadiyya” me qindra vullnetarët u erdhi në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë.

Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematitPërmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematitPërmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematitPërmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit

Në fillim sfida më e madhe ka qenë pastrimi i rrugëve, shtëpive, bodrumeve etj. nga balta e lluca si dhe nxjerrja e sendeve të dëmtuara nga banesat. Për t’i përgjigjur nevojës urgjente, qindra të rinj nga anembanë Gjeramanisë morën pjesë në këto aksione që vijuan pandërprerë për disa javë. Disa i quajtën “engjëjt” që punuan me vetëmohim e përkushtim, pa asnjë shpërblim.

Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit

Me fanellat e bardha që mbanin sloganin Wir sind alle Deutschland (ne të gjithë jemi Gjermani), këto aksione ndihmuan gjithashtu për të thyer stereotipin dhe pargjykimin që lidhen në përgjithësi ndaj të huajve.

Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit Përmbytjet në Gjermani dhe shërbimet e xhematit

Për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës dhe mungesës së energjisë elektrike, banorët e luginës Ahrtal, në shtetin Rheinland-Pfalz, nuk kishin mundësinë tjetër, përveç ushqimeve të konservuara. Për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Xhemati ngriti menjëherë një mensë popullore në bashkësinë Mayschoß dhe nisi gatimin dhe shpërndarjen e vakteve të nxehta.

Jo vetëm banorët, madje edhe ushtarët, ekipet e urgjencës dhe vullnetarët e tjerë përfituan nga kjo mensë. Çdo ditë afërisht 200 vullnetarë udhëtonin drejt bashkësisë Mayschoß dhe pastaj në grupe të vogla shpërndanin pako vaktesh derë më derë. Kjo mensë popullore shërbeu për tre muaj, derisa furnizimi elektrik u kthye në vend, dhe sipas një përllogaritje, xhemati shpërndau rreth 170,000 vakte të nxehta për banorët në më shumë se 100 lokalitete të ndryshme. Përveç kësaj, shoqata bamirëse e xhematit “An-Nusrat e.V.” grumbulloi ndihmat për të prekurit nga përmbytja, duke organizuar aksionet në qytete të ndryshme. Me këtë aksion, ata arritën të transportonin 20 kamiona me ndihmë drejt vendeve të prekura.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp