Lideri botëror i muslimanëve ahmedianë mbërrin në Australi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lideri botëror i muslimanëve ahmedianë mbërrin në Australi

Muslimanët ahmedianë mirëpritën Hazret Mirza Masrur Ahmedin në xhaminë Huda të Sidnisë

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia dhe Kalifi i Pestë Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbërriti në Australi për të vijuar turneut të tij në Azinë Paqësore.

Shenjtëria e tij u nis nga Singapuri dhe mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Sidnisë Kingsford Smith në orën 5.15 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe u mirëprit në aeroport nga deputeti Rt Hon Kevin Conolly, një anëtar i Asamblesë legjislative NSW dhe Mahmud Ahmedi, Presindenti i Xhematit Musliman Ahmedia të Australisë.

Gjatë një takimi njëzet minutash me Kevin Conolly, deputeti tha se ai ishte i gëzuar ta mirëpriste Hazret Mirza Masrur Ahmedin në Australi. Ai tha se ai e dinte se sa e rëndësishme ishte vizita e tij për të gjithë muslimanët ahmedianë që jetojnë në vend.

Shenjtëria e tij shprehu mirënjohje se ai kishte ardhur në atë orë të hershme për të marrë atë. Më pas u diskutuan çështje të ndryshme dhe z. Conolly e informoi shenjtërinë e tij për zgjedhjet e fundit parlamentare të Australisë.
Australia-Welcome-2013-2

Në 5.50 të mëngjesit, sipas kohës lokale, shenjtëria e tij u nis nga aeroporti dhe pas një vozitjeje 50 minutshe, arriti në xhaminë Baitul Huda, në Sidni, ku ai u mirëprit nga më shumë se 600 burra, gra dhe fëmijë muslimanë ahmedianë, të cilët ishin jashtëzakonisht të gëzuar duke parë liderin e tyre shpirtëror.

Shenjtëria e tij i përshëndeti muslimanët ahmedianë, ndërkohë edhe ata ngritën parulla islame dhe recituan poezi duke festuar kështu ardhjen e tij.
Australia-Welcome-2013-3

Hazret Mirza Masrur Ahmedi erdhi në Australi pas një vizite 9-ditore në Singapur. Hazuri u largua nga xhamia Taha në Singabur në 17.30, sipas kohës lokale, më 30 Shtatorë 2013, ku kishin ardhur qindra muslimanë ahmedianë, me sy të përlotur për t’i thënë lamtumirë liderit të tyre shpirtëror.
Australia-Welcome-2013-4

Kalfi është për të dytën vizitë në Australi dhe do të mbajë fjalimin kryesor në Xhalsa Salanën e njëzetenëntë që do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem