43 të diplomuar marrin gradën “Shahid” nga Udhëheqësi i Xhematit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

43 të diplomuar marrin gradën “Shahid” nga Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

fakulteti i teologjisë

Xhemati Musliman Ahmedia ka kënaqësinë të shpallë se më 25 mars 2018, u zhvillua ceremonia përbashkët të tri Fakulteteve të Teologjisë Krahasuese të Xhematit Ahmedia (Xhāmìa Ahmedia), në të cilën mori pjesë vetë Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmed. Elhamdulil-lah!

Në këto fakultete studiojnë djemtë që kanë dedikuar gjithë jetën e tyre për t’i shërbyer Islamit. Për shtatë vjet, studentët specializohen në teologjinë Islame, por jo vetëm. Ata mësojnë edhe teologjinë krahasuese të të gjitha feve kryesore të botës.

Kështu që, u zhvilluan:

  1. Ceremonia e 6-të të Fakultetit të Teologjisë së Xhematit të Britanisë së Madhe
  2. Ceremonia e 7-të të Fakultetit të Teologjisë së Xhematit të Kanadasë
  3. Ceremonia e 3-të të Fakultetit të Teologjisë së Xhematit të Gjermanisë

Ceremonia e përbashkët u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Teologjisë së Xhematit të Britanisë së Madhe, në Haslemere, Surrey.

fakulteti i teologjisëUdhëheqësi botërorë i Xhematit mysliman Ahmedia , Hazret Mirza Masrur Ahmed kryesoi ceremoninë dhe mbajti fjalimin kryesor.

Gjatë ceremonisë, 18 të diplomuar nga Xhāmìa Ahmedia UK, 14 të diplomuar nga Xhāmìa Ahmedia Kanada dhe 11 të diplomuar nga Xhāmìa Ahmedia Gjermani morën certifikatën e “Shahid” nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi dhe u futën në listën zyrtare të misionarëve dhe imamëve të Xhematit Musliman Ahmedia.

Gjatë prezantimit, Hazret Mirza Masrur Ahmedi mbajti një fjalim frymëzues për besimin në të cilin përmendi që imamët e rinj ta përmbushin premtimin e tyre për dedikimin e jetës për hir të Islamit.

fakulteti i teologjisëHazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Cili është qëllimi i dedikimit të jetës suaj për hir të islamit? Është të bëni të mundur përmbushjen e misionit të Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të) dhe gjatë gjithë jetës suaj të përpiqeni ta përmbushni këtë. Kujtoni, misioni i Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të) ishte të risillte mësimet e vërteta të islamit dhe të tregonte njëshmërinë e Zotit të Madhërishëm dhe të shpërndante mesazhin e vërtetë të Profetit të shenjtë Muhammed (paqja qoftë mbi të) në të gjithë botën”.

Shenjtëria e tij tha se shoqëria po bëhet ndjeshëm materialiste dhe e tërhequr nga ateizmi. Ai tha se e kundërta e këtyre është sfida e imamëve të rinj.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Është detyra juaj për të mbrojtur njerëzimin duke e sjellë drejt Zotit të Plotfuqishëm. Ky është qëllimi i vërtetë i dedikimit të jetëve tuaja dhe për të arritur këtë qëllim madhor, ju duhet të kërkoni të përmbushni potencialet tuaja dhe të shfrytëzoni të gjitha zotësitë  dhe aftësitë tuaja. Mbani mend, kjo nuk është detyrë e lehtë andaj ju të jeni plotësisht të vendosur dhe kurrë të mos ngurroni në përpjekjet tuaja.”

fakulteti i teologjisëShenjtëria e tij tha se para së gjithash imamët duhet që vazhdimisht të përmirësojnë  marrëdhënien e tyre personale me Allahun e Plotfuqishëm.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Mesihu i Premtuar (paqja qoftë mbi të) deklaroi qartë se synimet tona mund të realizohen vetëm nëpërmjet lutjeve dhe një person mund të lutet sinqerisht vetëm nëse ekziston një marrëdhënie mes tij dhe Zotit të Plotfuqishëm. Pra, ju duhet të bëni një xhihad personal të vetëreformimit dhe përmirësimit”.

Shenjtëria e tij u tërhoqi vëmendjen të sapodiplomuarve drejt rëndësisë së përputhjes së fjalëve me veprimet e tyre dhe tha se është thelbësore që ata të veprojnë atë që predikojnë.

fakulteti i teologjisëShenjtëria e tij e theksoi këtë pikë duke cituar nga Kurani i Shenjtë, ajetin 4 të sures 62 në të cilin thuhet:

Është shumë e urryer tek Allahu të thoni diçka që nuk e veproni”.

Shenjtëria e tij tha se imamët kanë për detyrë të shfaqin morale të shkëlqyera në jetën e tyre personale.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

Ju duhet të tregoni një shembull morali të lartë çdo ditë me anëtarët e familjes suaj. Nëse do të mbani një fjalim si të zgjidhim çështjet familjare dhe si të krijojmë një marrëdhënie të mirë me bashkëshortet dhe me fëmijët, ndërsa ju vetë nuk jeni duke vepruar sipas asaj që predikoni, fjalët tuaja do të jenë të rreme, pa vlerë dhe do të dështojnë për të pasur ndikim. Kështu, duke u bërë imamë ju mbartni me vete një ngarkesë të madhe dhe një përgjegjësi të lartë personale.”

Duke përsëritur rëndësinë e lutjeve, Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Sot, bota është në nevojë të dëshpëruar për njerëz që kanë përjetuar një lidhje me Zotin dhe që ndiejnë dhembshuri për krijesat e Tij. Bota ka nevojë për njerëz të cilët mund të shpëtojnë njerëzimin nga rënia e mëtejshme në  thellësitë e materializmit. Për të arritur këtë, ne duhet të mbështetemi në forcën e lutjes së sinqertë.”

Shenjtëria e tij gjithashtu theksoi rëndësinë e mirësisë dhe dhembshurisë dhe tha se një pjesë e pandarë e Islamit është të dëshirojë për njerëzit e tjerë më të mirën.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi tha:

“Shumë keqbërje dhe konflikte lindin nga fakti se njerëzit mendojnë keq për të tjerët. Kështu, edhe nëse të tjerët mendojnë keq për ju ose ju trajtojnë në mënyrë të pasjellshme, ju nuk duhet të reagoni në të njëjtën mënyrë si ata. Përkundrazi, ju duhet të dëshironi për të tillë njerëz më të mirën dhe t’i udhëhiqni ata me urtësi në mënyrë që ata të kuptojnë gabimin e tyre dhe ta ndiejë se ajo që ishte në zemrat e tyre ishte e rreme. Kjo do të ndodhë vetëm nëse zemrat tuaja janë të mbushura me dashuri për të tjerët”.

Në përfundim të fjalës së tij, Shenjtëria e tij u lut:

“Allahu ju mundësoftë që të përmbushni objektivat e dedikimit të jetëve tuaja për hir të Islamit me entuziazëm dhe përkushtim. Allahu ju mundësoftë që të bëheni shembuj të gjallë të atyre që i japin përparësi besimit të tyre përpara botës materiale”.

Foto të tjera në grupe

fakulteti i teologjisë fakulteti i teologjisë fakulteti i teologjisë

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp