Ndihmë humanitare për familjet e përmbytura në Shkodër
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Ndihmë humanitare për familjet e përmbytura në Shkodër

te permbytura - ndihma shkoder

Me bekimin e Zotit të Madhërishëm, Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë u solli ndihma 30 familjeve të përmbytura në qarkun e Shkodrës. Në mëngjesin e datës 25 mars 2018, ekipi i Xhematit që përbëhej nga 9 veta, u nis nga Tirana pas një lutje të heshtur dhe mbërriti në Shkodër.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Znj. Voltana Ademi mirësisht i priti anëtarët e Xhematit në zyrën e saj. Gjatë bisedës, Znj. Kryetare foli për situatën e rëndë të shkaktuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. President i Xhematit Musliman Ahmedia i Shqipërisë, Samad Ghori, tha se Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë përpiqet t’u vijë në ndihmë njerëzve në nevojë në zonat e thella të vendit, sepse bindja jonë është që duke ndihmuar krijesat pa dallim, ne mund të arrijmë pëlqimin e Krijuesit.

Presidenti i Xhematit i tregoi Znj. Kryetare rreth Xhematit, rreth Udhëheqësit botëror të tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed, dhe rreth përpjekjeve që ky xhemat po bën nën udhëheqjen e Kalifit të tij për të vendosur paqe në botë. Presidenti i Xhematit i dhuroi Znj. Kryetare librin në shqip “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” të Shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed.

voltana ademi shkoder permbytjeKryetarja e Bashkisë, Znj. Voltana Ademi e falënderoi Xhematin për këtë përpjekje modeste dhe mirësisht koordinoi strukturat e Bashkisë që ndihmat t’u shkonin njerëzve që kanë shtëpitë në zonat e përmbytura. Xhemati Musliman Ahmedia i është shumë mirënjohëse Kryetares së Bashkisë Znj. Ademi, për kontributin dhe bashkëpunimin e saj të vyer. Falënderim të vaçantë i shprehim edhe Z. Filip Vila për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkese të Xhematit që ushqimet t’u shkonin njerëzve në nevojë. Falë strukturës së Bashkisë, anëtarët e Xhematit arritën të takonin 30 familje të prekura nga përmbytjet në fshatrat Baks, Ças dhe Pulaj të Velipojës.

Disa pamje të këtij aksioni humanitar

te permbytura - ndihma shkoderte permbytura - ndihma shkoder te permbytura - ndihma shkoder te permbytura - ndihma shkoder te permbytura - ndihma shkoder

te permbytura - ndihma shkoderte permbytura - ndihma shkoder

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp