Humanity First u dhuron pako me ushqime 80 familjeve në nevojë të Mallakastrës

Me bekimin e Allahut, më 6 maj 2020, organizata bamirëse e Xhematit Musliman Ahmedia “Humanity First”, shpërndau pako me ushqime dhe produkte të higjienës mes 80 familjeve në nevojë të Mallakastrës. Veprimtaria humanitare u zhvillua duke bashkëpunuar me Bashkinë e Mallakastrës.
Kryetari i Bashkisë z. Qerim Ismailaj priti në zyrën e tij delegacionin e Humanity First dhe e falënderoi atë për ndihmën. Ai gjithashtu siguroi që kjo ndihmë u shkon familjeve më në nevojë të Bashkisë së Mallakastrës.
https://www.facebook.com/113602786695341/posts/265217988200486
Gjatë muajit prill, Humanity First zhvilloi aksione humanitare në Shkodër dhe në Tiranë. Humaniyt First përpiqet t’u vijë në ndihmë në sektore të ndryshme të jetës gjatë situatës kritike të Pandemisë Covid-19, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vende të tjera të Ballkanit.