- Kreu /
- Posts /
- 05/10/2025 /
Humanity First Germany dhuron uniforma shkollore për nxënësit e shkollës “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë
Me mbështetjen e Humanity First Germany u realizua me sukses projekti për dhurimin e uniformave shkollore për 160 nxënës të shkollës së mesme “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë, e vetmja shkollë e mesme e qytetit.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Bashkinë e Skraparit, pas një memorandumi bashkëpunimi të nënshkruar ndërmjet palëve. Uniformat u përgatitën me logon zyrtare të shkollës dhe u shpërndanë gjatë një ceremonie të organizuar më 2 tetor 2025, në praninë e përfaqësuesve të bashkisë, drejtuesve të shkollës, mësuesve dhe nxënësve.
Kryetari i Bashkisë së Skraparit, z. Adriatik Mema, shprehu mirënjohjen e tij për këtë nismë humanitare, duke theksuar se prej kohësh e kishte ndier mungesën e uniformave në këtë shkollë. Edhe nxënësit shprehën gëzimin dhe falënderimin e tyre, duke theksuar se uniformat do t’i ndihmojnë të ndihen më të barabartë, më të rregullt dhe më krenarë për shkollën e tyre.
Ky projekt nuk ishte vetëm një ndihmë materiale, por edhe një kontribut në forcimin e ndjenjës së dinjitetit, disiplinës dhe motivimit për arsim tek të rinjtë e kësaj zone.
