Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë ndihmon 60 familje në nevojë në Skrapar
Me datë 15 Mars 2023 Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë Çorovodë të rrethit të Skraparit realizoi shpërndarjen e ndihmave ushqimore për 60 familje në nevojë.
Gjysma e këtyre pakove u shpërnda në ambjentet e Bashkisë Çorovodë dhe gjysma tjetër ju dorëzua banorëve nëpër fshatra të thella ku varfëria duket se ka ngulur rrënjë thellë.
Delegacioni i Xhematit u prit fillimisht nga kryetari i Bashkisë, Z. Adriatik Mema dhe stafi i tij, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për këtë inciativë. Falënderimi i takon Allahut që mundësoi një ndihmesë të tillë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit!