Zyrtarja nga Ambasada Britanike në Kosovë viziton Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtarja nga Ambasada Britanike në Kosovë viziton Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë

Ambasada e Britanisë në Prishtinë

Më 21 shkurt 2023 Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës në Prishtinë vizitoi zyrtarja nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë Znj. Miranda Shala. Ajo u njoftua gjerësisht në lidhje me Xhematin Musliman Ahmedia në botë dhe në Kosovë, rreth aktiviteteve me karakter fetar, kulturor dhe edukativ, si dhe me aktivitetet humanitare të organizatës Humanity First. Po ashtu u njoftua në lidhje me organizimin e Simpoziumit të 17-të Kombëtar të Paqes në Angli, dhe përurimin e kompleksit të ri të xhamisë “Bejtul-Futuh (Shtëpia e Fitoreve)” në Morden, Londër, ku do të do të marrin pjesë personalitete ndërkombëtare si: parlamentarë, akademikë dhe media.

Gjithashtu u njoftua rreth organizimit të përvitshëm të Simpoziumit Vjetor (Xhelsa Salana) në shumë shtete të botës dhe në Kosovë. Në fund të takimit, zyrtares së Ambasadës Britanike në Kosovë, iu dhuruan këta libra: “Filozofia e mësimeve të Islamit” – Mesihu i Premtuar a.s., “Jeta e Muhammedit s.a.v.s.” – Kalifi i Dytë i Mesihut r.a., “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes” – Kalifi i Pestë i Mesihut (Allahu e ndihmoftë), dhe “Xhemati Musliman Ahmedia – një paraqitje e shkurtër”.

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp