Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Britanike vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Britanike vizitoi Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë

Paul O'Connor

Më 29 janar 2024, Xhemati Musliman Ahmedia në Kosovë pati nderin të presë z. Paul O’Connor, Zëvendës Shef i Misionit të Ambasadës Britanike në Kosovë në Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë. Z. O’Connor prezantoi përgjegjësitë e tij në Ambasadën Britanike në Kosovë dhe shërbimet e tij diplomatike në Evropë, ShBA, Afrikë dhe Azi Jugore. Shërbimi diplomatik i tij i fundit para se të vinte në Kosovë ishte në Zyren e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar nën drejtimin e Ministrit Tarik Ahmed (Lord Ahmedi i Uimbëlldonit), një anëtar i shquar i Xhematit Musliman Ahmedia.

Paul O'Connor

Gjatë takimit pati shkëmbime të frytshme idesh ndërsa përfaqësuesit e Xhematit Musliman Ahmedia të Kosovës treguan rreth historisë së pasur shpirtërore dhe përpjekjet ndërkombëtare në aspektin humanitar të Xhematit. Gjithashtu z. O’Connor u njoftua rreth mësimeve të Xhematit Musliman Ahmedia – Islamit të Vërtetë, Institucionit hyjnor të Kalifatit dhe arritjeve të bekuara të bëra nën udhëheqjen e Kalifit të Pestë të Mesihut, Hazret Mirza Masrur Ahmedit (Allahu e ndihmoftë fuqimisht).

Paul O'Connor

Si gjest mirënjohjeje, z. O’Connor iu dhurua literaturë, duke përfshirë ‘Kriza botërore dhe rruga drejt paqes‘, së bashku me një kopje të Kuranit të Shenjtë me përkthim në anglisht dhe koment të shkurtër. U theksuan gjithashtu kontributet e rëndësishme të Kalifit të Pestë të Mesihut, Hazret Mirza Masrur Ahmedit (Allahu e ndihmoftë) në kauzën e paqes.

Paul O'Connor
Më pas, z. O’Connor vizitoi mjediset e Qendrës së Xhematit, nga biblioteka e pasur deri në salla e lutjeve, duke thelluar kuptimin e tij për iniciativat dhe vlerat e komunitetit.

Paul O'Connor

Në përfundim të takimit, z. O’Connor shprehu urime të përzemërta dhe shkroi në librin e vizitorëve, duke simbolizuar partneritetin ndërmjet Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Porositni dhe lexoni: 

Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem