Kryetari i Kamenicës priti në zyren e tij zyrtarë nga Xhemati Musliman Ahmedia

Më 14 mars 2023, Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Kadri Rahimaj dhe shefja e kabinetit të Kryetarit znj. Lidiona Marovca, pritën në takim zyrtarë nga Xhemati Musliman Ahmedia i Kosovës. Takimi u zhvillua në zyren e Kryetarit dhe u njoftuan në lidhje me aktivitetet e Xhematit Musliman Ahmedia në botë dhe në Kosovë.
Kryetari z. Rahimaj u njoftua edhe për aktivitetet humanitare të Humanity First të zhvilluara në Komunën e Kamenicës para, gjatë dhe pas Covid-19, projekte këto të përmbyllura suksesshëm përmes bashkëpunimit komunal me kryetarin e kaluar z. Qëndron Kastrati. Në fund të takimit të dyla palët u dakorduan që bashkëpunimi të vijojë të thellohet në sektorin e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.