Zyrtarë të Ambasadës së SHBA vizituan Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA vizituan Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë

Mr. Dominic McIntyre and Mrs. Raba Gjoshi

Më 28 shkurt 2024, Xhemati Musliman Ahmedia në Kosovë pati nderin të presë z. Dominic McIntyre, Zyrtar Politik për të Drejtat e Njeriut dhe znj. Raba Gjoshi, Këshilltare Politike për të Drejtat e Njeriut, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Qendrën e Xhematit Musliman Ahmedia në Prishtinë.

Mr. Dominic McIntyre and Mrs. Raba Gjoshi

Gjatë takimit pati shkëmbime të frytshme idesh dhe reflektime të thella mbi vlerat e përbashkëta dhe përfaqësuesit e Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë treguan rrugëtimin që nga takimi i tyre i fundit në vitin e kaluar. Gjithashtu u dha pasqyrë e shkurtër nga Tubimi Vjetor (Xhelsa Salana) i AMJ Kosova 2023. Biseda vazhdoi rreth pjesëmarrjes së delegacionit të Kosovës në Xhelsa Salanën e Gjermanisë 2023 dhe u paraqit shkurtimisht përkthimi më i ri i Kuranit të Shenjtë me koment të shkurtër në gjuhën shqipe. Zyrtarët nga Ambasada Amerikane u njoftuan edhe me aktivitetet e fundit në aspektin humanitar të Xhematit në qytetet e Kosovës. Temë diskutimi ishte edhe Xhelsa Salana e 11-të e AMJ Kosova që do të zhvillohet më 2024.

Veçanërisht u theksuan kontributet e rëndësishme të Kalifit të Pestë të Mesihut, Hazret Mirza Masrur Ahmedit (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) në kauzën e paqes.

Mr. Dominic McIntyre

Në shenjë mirënjohjeje, zyrtarëve iu dhurua literaturë, duke përfshirë revistën rreth feve krahasuese “The Review of Religions” numri i dhjetorit 2023, i cili ka të bëjë ekskluzivisht me paqen dhe dialogun ndërfetar.

Mr. Dominic McIntyre

Në përfundim të takimit, z. McIntyre shprehu urime të përzemërta dhe shkroi në librin e vizitorëve, duke simbolizuar partneritetin ndërmjet Xhematit Musliman Ahmedia në Kosovë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp